MENU
klinika

Flet ish-portieri i të dy ekipeve

“Nëse ikën Donnarumma, Milan të marrë Strakoshën”

03.07.2020 - 20:26

Nesër do të luhet sfida Lazio-Milan. Një dekadë më parë situata ishte krejt ndryshe, Milan luftonte për titull kampion ose minimumi për Champions, ndërsa tashmë për një vend në Europa League.

E kundërta për Lazion, që tashmë po duelon me Juven për kreun. Për ta ndezur më shumë këtë sfidë, ka menduar ish-portieri i Lazio-s dhe Milani-t, Valerio Fiori. Ai mendon se do të jetë një sfidë që vë përballë dy portierët më të mirë të Serie A, Donnarumma dhe Strakosha.

“Lazio-Milan do të jetë një duel mes dy portierëve më të mirë të kampionatit. Nëse Milani do të gjejë zëvendësuesin e Donnarummas, do t’i rekomandoja Thomas Strakoshën. Portieri shqiptar të jep siguri. Ashtu si Donnarumma, ai ka debutur kur ka qenë shumë i ri dhe të dy kanë fituar eksperiencë.

Strakosha është shumë i fortë mes shtyllave dhe po riparon defektet e tij me kohën, del më shumë dhe luan me topin. Portieri është një rol shumë i vështirë dhe është subjekt i kritikave. Strakosha duhet të rritet duke mos i kushtuar rëndësi kritikave që i bëjnë. Ai shumë shpejt do të jetë një top portier”, – tha Fiori.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN