MENU
klinika

Flet De Biasi

“Strakosha? Pse nuk shihni Donnarumma-n…”

01.11.2018 - 11:40

Thomas Strakosha pësoi tre gola në ndeshjen e fundit ndaj Interit, por nuk ishte faji i tij që Lazio humbi në shtëpi. Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Gianni De Biasi, nuk kursehet kur bëhet fjalë për të marrë në mbrojtje futbollistët që ka drejtuar në radhët e kuqezinjve.

Tekniku lavdëron gjithmonë publikisht futbollistët kuqezinj dhe mbrëmë e kishte radhën Thomas Strakosha, i cili është përballur me kritika së fundmi për shkak të disa gabimeve në ndeshjet e fundit.

Sipas De Biasit, kritikat ndaj portierit të përfaqësueses shqiptare pas paraqitjeve të tij me Lazion janë të tepruara, pasi ai mbetet një talent i cili është përmirësuar ndjeshëm dhe ka mundësi edhe më të mëdha përmirësimi.

konica sportkonica sport mobile

strakosha perisic
strakosha perisic

“Unë mendoj se Thomas në sezonin e kaluar ka treguar se mund të bëjë gjëra të mëdha, se është një portier i madh, por është ende i ri”, – tha De Biasi për “Radio Sei”.

“Unë e kam parë të përmirësuar në lojën me këmbë, por gjithsesi, duhet të luajë vazhdimisht dhe të bëjë eksperiencë. Nuk më duket se ka portierë të tjerë të rinj që kanë bërë më mirë, mjafton të shohësh Donnarumma-n”, – ishte ironia e De Biasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN