Ditën e nesërme pritet të jepet masa e sigurisë për ish-kreun e bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili u arrestua një ditë më parë pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spitalin privat Continental për shkak të diabetit.
Ish-kryebashkiaku akuzohet për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.
Kajmaku ishte në kërkim prej nëntorit prej vitit 2019 pasi gënjeu me formularin e dekriminalizimit.
Kanë qenë vetë mjekët që kanë lajmëruar policinë se Kajmaku ndodhej i shtruar aty. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndalimi i tij është bërë në spital ku po merr dhe mjekimin. Edhe në njoftimin e policisë konfirmohet se ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e spitalit privat në Tiranë, ku Kajmaku po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.