MENU
klinika

Studimi

Niveli i metanit arrin një rekord shqetësues!

15.07.2020 - 16:44

Niveli i metanit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit dhe përqëndrimi atmosferik i gazit serrë tashmë ka arritur një rekord të ri, tregon studimi.

Shkencëtarët fajësojnë disa veprimtari njerëzore për këtë, si minierat e qymyrit, prodhimi i vajit dhe gazit dhe landfillet.

Kërkues nga Stanford University shikuan vlerat e emetimeve që nga 2010 deri në 2017.

Ata zbuluan se në 2017, atmosfera e Tokës thithi rreth 600 milionë tonë metan.

Metani është tejet i dëmshëm, pasi ai kap 30 herë më shumë nxehtësi se e njëjta sasi e dioksidit të karbonit, duke përshpejtuar kështu ngrohjen globale.