Një dozë e vaksinës duket se nuk do të jetë e mjaftueshme për mbrojtje. Një prezantuese e rrjetit kabllor, CBS, Norah O’Donell e pyeti Bill Gatesin se sa doza vaksine do të na duhen për shërimin e COVID-19.
Themeluesi dhe CEO i Microsoft i ka befasuar të gjithë me përgjigjen, duke thënë se një dozë e vetme nuk do të jetë e mjaftueshme.
“Për momentin, nuk duket se ndonjë nga vaksinat që bëhen janë të mjaftueshme për t’u mbrojtur me një dozë të vetme. Ndoshta vaksinat që do të bëhen më vonë do të na befasojnë pozitivisht. Por tani për tani, siç qëndrojnë gjërat, jo. Kur bëhet fjalë për të moshuarit, ata mund të kenë nevojë të marrin më shumë se dy doza”, tha Gates.
15 milionë njerëz në mbarë botën janë infektuar me koronavirus, ndërsa kanë ndërruar jetë 618 mijë persona.