MENU
klinika

Shënon gol çdo 65 minuta

Njhuni me futbollistin më efikas në Europë

09.07.2020 - 12:49

Robert Lewandowski ka shënuar 50 gola gjatë një sezoni, Ciro Immobile udhëheq në Itali me 29 gola në Serie A, por nuk janë këta futbollistët më efikasë të golave.

Me golin ndaj Sampdorias, Luis Muriel është shndërruar në sulmuesin më efikas të Europës. Pavarësisht se e nisi nga stoli, kolumbiani kishte kohë për të gjetur rrjetën kundërshtare, duke përmirësuar ndjeshëm pozitat e tij në garën e prestigjit, atë të sulmuesit që i mjaftojmë më pak minuta për të shënuar një gol.

 

29-vjeçari ka luajtur 1055 minuta gjatë këtij sezoni, megjithatë ka gjetur rrjetën në 16 raste, 10 prej të cilave si zëvendësues. Statistika që e pozicionojnë në vendin e parë për produktivitetin e golave, me një realizim në çdo 65.9 minuta, duke lënë pas edhe kandidatin potencial për të fituar “Këpucën e Artë” të Europës, Robert Lewandowski, që kërkon 81.2 minuta për të shënuar një gol.

Të tjerët që shënojnë një gol në më pak se 90 minuta janë Kylian Mbappé dhe Erling Haaland, me gola çdo 82 minuta. Një tjetër detaj është fakti se në mesin e goleadorëve mungojnë dy yjet e futbollit botëror në dekadën e fundit, si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Të konsideruar si lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, argjentinasi dhe portugezi rezultojnë se shënojnë gol respektivisht çdo 110 dhe 92 minuta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN