MENU
klinika

EMRAT/ Të dënuar për vjedhje me armë si dhe...

OFL iu çon formularët 4 kuksianëve

20.07.2020 - 09:27

Operacioni Forca e Ligjit vijon pa ndërprerë, ndërsa kësaj radhe ka shkuar në Kukës duke iu kërkuar burimet e pasurisë 4 të dënuarve.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  • Xhevahir Alijaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
  • Blendi Axhami, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
  • Zaim Vata, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
  • Bledar Halilaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush është në shënjestër?

“Forca e Ligjit” zbarkon edhe në Shkodër

Amnistia fiskale/ Rama: Asnjë shans për pastrim parash

“Përjashtohen kategorikisht të gjithë politikanët me…”