MENU
klinika

Ja kur pritet të nisin!

Pas ultimatumit të Veliajt, vihen në lëvizje përfaqësuesit e shoqatave të trasportit

01.07.2020 - 12:07

Përfaqësues të shoqatave të transportit janë mbledhur sot për të diskutuar mbi ultimatumin e fundit të kryebashkiakut Veliaj për heqjen e licencës nëse puna nuk fillon.

Zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, reagon Yuri Kim, mesazh Besiana Kadaresë: Urime për zgjedhjen e Shqipërisë në pozicionin e rëndësishëm
Burimet bëjnë me dije se ka një lloj dakordësie që transporti publik në kryeqytet të nisë nga puna ditën e hënë të javës së ardhshme.

“Përfaqësuesve të shoqatës u është premtuar nga bashkia se shkelja e protokollit të masave të sigurisë nga ana e qytetarëve pasagjerë nuk do të rëndojnë mbi shoferët, fatorinot apo pronarët e autobusëve” raportoi gazetarja e Rtv Ora Rovena Neziri.

Me realizimin e kësaj pike operatorët do të riktheheshin në punë, ndërsa për pikat e tjera ata kanë thënë se do të negociojnë me autoritetet teksa ofrojnë dhe shërbim për qytetarët.