MENU
klinika

Flet për kushtin e parë dhe ka një apel të fortë

PE publikoi deklaratën e 3 eurodeputetëve, reagon presidenti Meta

17.07.2020 - 10:51

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar me nje mesazh pas deklarates se publikuar ne faqen zyrtare te PE, te 3 eurodeputeteve, ripostuar pak ore pasi e kishte fshire. Meta ndryshimet Kushtetuese

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, bashkengjitur postimin e bere nga PE-ja, me mesazhin e tre eurodeputeve, Meta, falenderon partneter per mbeshtetjen ne celjen e negociatave.

Kreu i shtetit thekson se “kushti i parë është miratimi urgjent i Marrëveshjes së 5 Qershorit”. Dhe me thirrjen per kthimin ne shina, Meta apelon fort “S’mund të humbasim trenin e negociatave”.

Mesazhi i Metës

Falenderoj partnerët tanë europianë për mbështetjen e fortë për çeljen e negociatave, ku kushti i parë është miratimi urgjent i Marrëveshjes së 5 Qershorit. “BACK ON TRACK” – S’mund të humbasim trenin e negociatave! ????

***

Çfarë ndodhi

Pak orë pasi u fshi nga faqja zyrtare, Parlamenti Europian ka publikuar sot edhe një herë, duke i ndryshuar një fjali, deklaratën e tre përfaqësuesve të saj, të majtë dhe të djathtë për çështjen e ndryshimeve kushtetuese në Shqipëri, ku i kërkojnë Qeverisë shqiptare të votojë pa humbur kohë paktin e 5 Qershorit.

ISHTE: “Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor. Çdo modifikim i marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit dhe për rrjedhojë, të ngadalësojë procesin e integrimit europian”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre eurodeputetëve.

ESHTE: “Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të mblidhet konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të vazhdojë procesin e integrimit evropian”.

Siç thuhet sot në faqen e PE, në një deklaratë të përbashkët, tre eurodeputetët dërgojnë një mesazh të fortë: “Nëse Shqipëria dëshiron të fillojë negociatat e pranimit, ajo duhet të përmbushë angazhimet e saj”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Boll e lënduat e folët në emër të popullit”

Meta ripërsërit mesazhin: Unë s’zgjedh fatin e askujt, secili e cakton vetë