MENU
klinika

"Vajza shqiptare"

“Piktori i grave” shkëlqeu me portretin e rrallë!

24.07.2020 - 15:24

        E realizuar në vitin 1870, “Vajza shqiptare” e piktorit të shquar hollandez Jan Frederik Pieter Portielje, është ndoshta një prej portreteve më interesante të galerisë së punimeve të artistit./Konica.al

Pesha meditative e modeles, dëshifrohet qartë në prarimin e tendosur të gjendjes emocionale. Impresionuese mbeten gjithashtu ngjyrat e ndezura, karakteristike për punët e piktorit, në të njëjtën kohë evidentimi i elementeve të veshjes së gruas shqiptare, gruas së stolisur, gruas që dëshmon saora pragun e një solemniteti, sepse e tillë është gjithçka që tipizon kuadrin.

Jan Frederik Pieter Portielje u lind në Amsterdam më 20 prill 1829 dhe vdiq në Antwerp më 6 shkurt 1908. Piktori hollandezo-belg ishte i dhjeti, nga njëmbëdhjetë fëmijët e Gerrit Portielje, një librashitës dhe botues në Amsterdam dhe Jacoba Zeegers. Jan Frederik Pieter Portielje ishte student në Akademinë e Amsterdamit, nga 1842 deri në 1849, së bashku me Valentijn Bing dhe Jan Braet von Überfeldt. Mes viteve 1851 dhe 1853, ai qëndroi në Paris, disa herë për një periudhë më të gjatë, gjithashtu edhe muajve të verës, kur Akademia u mbyll për shkak të festave. Atje ishte portretist, çfarë i dha mundësi për të një klientelë që sa vinte e rritej, në Bruksel dhe Antwerp.

Pas studimeve, Portielje vazhdoi të jetonte në Antwerp. Më 1853 u martua me Eulalie Lemaire (Antwerp, 1828-1903) dhe sollën në jetë 4 fëmijë: Auguste (° 1854), Gerard (° 1856), Victor (° 1857), Edward (° 1861) dhe Hortence (° 1862). Prej tyre, Gerard dhe Edward u bënë piktorë.

Galeria e tij krijuese pasurohet nga portrete të zonjave elegante në kopsht, park apo në mjedise luksoze. Tematika e tablove të tij, përfshinte, kryesisht portrete zonjash, grash e vajzash në momente të ndryshme, kryesisht atyre meditative, por jo vetëm – mundësi kjo, për të nxjerrë në pah profilin e tyre psikologjik, por edhe hiret femërore, veshjet dhe larminë në këtë tërësi ekpozimi bukurie. Tablotë e tjera, kanë si tematikë; dy zonja, zonjën me fëmijë, dy fëmijë; me informacione anekdotike, si shkrimi ose leximi, admirimi i një vizatimi, luleje apo një cope bizhuterie, duke luajtur në mandolinë ose kitarë, etj.

Bustet e grave, përfaqësime të llojeve perëndimore, jugore ose orientale, shpesh të dekoruara me xhevahire dhe të trajtuara me korrektësi dhe vërtetëti, veshjet e tyre, pjesë e rëndësishme dhe domethënëse të nacionalitetit që përfaqësojnë. Piktura e tij është realiste me një vëmendje për detaje dhe cilësi. Ajo është menduar si një pikturë elegante e zhanrit pa shumë thellësi. Por, në të është trajtuar me shumë korrektësi detaji, ndoshta duke ruajtur me fanatizëm, gjithë atë mori me ojnat dhe zbukurimet e këtyre grave.

Veshja, bizhutë, aspekti tradicional dhe nacional i këtyre elementeve, vijnë nëpërmjet Edward Antoon Portielje dhe grave që ai ka pikturuar, si një etapë njohëse dhe përjetuese e tyre. Tabloja arrin të përcjellë portretet, si në një paradë, ku koha sfidohet dhe kufinjtë zihen në grackë, ku bota e brendshme e grave tregohet me kaq çiltërsi dhe fshihet me kaq finesë pas impaktit.

Portielje u varros në Antwerp mbi Kiel, por më vonë, eshtrat e piktorit janë zhvendosur në varrezat e Schuneselhof-it.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryevepra e piktorit në muzeun 'Van Gogh'

“Luledielli” në gjendje kritike…

Degas: realiteti i tmerrshëm

“Piktori i balerinave” që shkroi sonete