04.07.2020 - 11:58
Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero shprehet se pas rritjes se numrit te infeksioneve ka ardhur koha që mbajtja e maskës të bëhet detyrim ligjor.
“Unë them se ka ardhur momenti që të bëhet me detyrim ligjor mbajtja e maskës. Unë kam thënë se maska nuk duhet të përdoret në rrugë. Edhe sot them që të mos jetë e detyruar që të mbahet në rrugë, por nëse qytetarit nuk i bëhet shprehi dhe të mos mbajë maskë me vete duhet të behet me detyrim edhe në rrugë. Nëse nuk mbahet dot distanca, në markete në zyra dhe në çdo mjedis të mbyllur, maska duhet të bëhet me detyrim”, tha mjeku, i ftuar në një nga emisionet.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Në fund të majit të hapen edhe fundjavat!"
“Intensiteti i virusit ka rënë”, mjeku Pipero shpjegon pse grafiku i rasteve ka luhatje
Koronavirusi edhe në Shqipëri?!
“Maskat vetëm për të infektuarit… nuk mbrojnë!”
Java e shpërthimit masiv