Komisioni Europian ka bërë një angazhim të qartë se plani i rimëkëmbjes do të promovojë një ekonomi të gjelbër, me qëllim arritjen e neutralitetit të klimës në 2050. Por disa kanë frikë se paratë e injektuara për të rimëkëmbur ekonominë pas krizës COVID-19 nuk i përgjigjet kësaj ambicieje.
“Rreziku është gjithmonë atje, kur ne jemi në vështirësi, fillojmë të shpenzojmë para për gjëra që nuk kanë të ardhme. Ky paralajmërim nga Frans Timmermans, i cili mbikëqyr vendosjen e Paktit të Gjelbër brenda Komisionit, dëshmon për vullnetin e ekzekutivit europian për të qëndruar në pikën pasi e kishte shpallur “Paktin e Gjelbër” si një model të ri të rritjes ekonomike.
Gjermania, që mori sot presidencën e radhës së Bashkimit Europian, u angazhua që ku Pakti i Gjelbër do të kontribuojë në menaxhimin e pasojave të pandemisë së COVID-19 me qëndrueshmëri dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë, në programin e saj.
Ky plan rimëkëmbjeje, që Komisioni Europian shpreson të financojë në vlerën e 750 miliardë eurove, do të mbështesë buxhetin shumëvjeçar të BE-së gjatë viteve të para të kornizës tjetër financiare 2021-2027.
Brukseli kërkon të aplikojë një instrument të ri me të njëjtën formulë ashtu si buxheti, një e katërta e shpenzimeve kushtuar veprimit klimatik, dhe aplikimi sistematik i parimit “do no harm” për çdo euro të shpenzuar.