MENU
klinika

Ndryshoi kursin e historisë

Platea: Beteja që shpëtoi demokracinë

26.07.2020 - 06:04

Disa beteja janë decisive për shkak të asaj që parandaluan që të ndodhte. Një nga ato është Beteja e Platesë, që u zhvillua në 479 pr. K dhe u luftua midis qytet-shteteve greke dhe Perandorisë Perse. Në qoftëse grekët do e kishin humbur këtë betejë dhe të bëheshin pjesë e një provincë të Perandorisë Perse ka shumë të ngjarë që lulzimi kulturor grek i shek V pr.K të mos ekzistonte.

Vetëm mundohuni të imagjinonii historinë e filozofisë pa idetë e Sokratit dhe Platonit, teatrin pa kontributin e Euripidit dhe Eskilit, artin pa skulpturat klasike greke ose arkitekturën pa Akropolin. Por më domethënësja nga të gjitha, mundohuni të imagjinoni historinë politike pa modelin e demokracisë greke.

Të gjitha këto ide do të zhdukeshin në rast se persët do të fitonin në Plate. Beteja e Platesë nuk është edhe aq shumë e njohur sa dy betejat e tjera të luftuara midis grekve dhe persëve në konfliktin 11 vjecar.

Tre betejat më të famshme Termopilia që ishte një humbje për grekët dhe Maratanona si dhe Salamisi një fitore për grekët ishin thjesht pengesa të përkohshme për persët, sepse më pas ata riktheheshin të luftonin. Kurse Platea jo vetëm që i dha fund konfliktit dhe siguroi pavarsinë e qytet-shteteve greke, por bëri gjithashtu të mundur Epokën e artë greke.

Gjeneza e konfliktit greko-pers (490-479) pr.K starton në Gadishullin e Anadollit ku kolonitë greke (domene të Perandorisë Perse) u revultuan kundër sundimit pers. Pavarësisht mbështetjes që qytetet morën nga Athina dhe Eretria, Perandori pers Dariusi i madh e shtypi revoltën. Ai e shikoi këtë ndërhyrjen të alëatëve grek të padëshiruar dhe lëshoi një ekspeditë ndëshkuese.

E cila u thye nga athinasit në betejën e Maratonës 490 pr.K, por 10 vjet më vonë pasardhësi i Darit, Kserksi, organizoi një tentativë më serioze për të nënshtruar grekët.

Avancimi pers nga Trakia në Gadishullin e Atikë ishtë i pandalshëm. Për të frenuar avancimin e tyre 300 sprtanë që drejtonin 7000 hoplitë (ushtarët grekë) bllokuan rrugën e ngushtë të Termopilisë.

Ishte një strategji e mirë. Të mësuar që të vegjël të përgatiteshin për beteja, ata e përbuznin panikun dhe e mbajtën kalimin për tre ditë, deri sa një tradhtar i tregon persve një rrugë tjetër përgjatë maleve.

Pas kësaj disfate, grekët panë një tmerr të ri në pranverën e vitit 479pr.K. Mardoni kryekomandanti pers marshoi drej Athinës ai tentoi të negocionte me Athinasit duke iu premtuar pavasinë në rast se athinasit i jepnin flotën. Vetëm një anëtar i këshillit të Athinës votoi për pajtimin me persët. Dhe u rrah për vdekje nga Athinasit e tërbuar.

Mardoni nga ana tjeër kur pa se të gjitha propozimet iu hodhën poshtë me përbuzje, e dogji Athinën.

Ushtritë greke u përgjigjën duke filluar marshimin; me të dëgjuar këtë lajm, persët u tërhoqën drejt perëndimit dhe mbërritën në Plate, ku terreni ishte më i përshtatshëm për veprimet e kavalerisë. Mardoniousi atje instaloi kampin dhe gjatë kësaj kohe ai tentoi ta griste aleancën greke duke përdorur rivalitetet tradicionale të grekve. Strategjia pothuajse funksionoi por grekët qëndruan të bashkuar dhe marshuan drej persve.

Dy ushtritë gjendeshin përballë njëra-tjetrës. Hapja e betejës filloi me tronditjen e grekëve dhe për këtë mjafoi vetëm një manovër energjike dhe e shkathët e ekzekutuar nga kavaleria e Mardonit. Sulmi u thye nga grekët të cilët ishin të djegur për të ilustruar trimëri, luftimet ishin aq të përgjakshme sa lanë të vrarë në betejë liderin e kavalerisë perse.

Një javë kaloi dhe asnjëra palë nuk pa aksion por pritja përfundoi kur elementë të tjerë të kavalerisë së Mardonit u urdhëruan të shkaktonin rrëmujë në linjat e furnizimit të grekëve. Në mungesë të ujit dhe ushqimeve një pjesë e formacioneve greke u tërhoqën mbrapa në një zonë më defensive dhe me ujë të pijshëm.

Kështu qëndra u pozicionua në këtë pjesë duke lënë një vakum të madh midis dy krahëve të tjerë të formacionit: athinasit nga e majta dhe spartanët nga e djathta, këta të fundit nuk pranoin të tërhiqëshin.

Por në mbremje kontigjenet e mbetura nga pozicioni i mëpërparshëm grek filluan të tërhiqeshin drejt pozicionit të qendrës.. Aziatikët e panë këtë si dobësi dhe u lëshuan në luftë trup më trup, por nuk mundën të dëpërtonin në radhët e këmbësorisë spartane. Vetë Mardoni, duke u rrekur të të ribashkonte trupat e veta, u vra. Vdekja e tij qe për persët sinjali i arratisë.

Fitorja ishte e grekve. Që nga ky moment kërcënimi pers nuk ekzistonte më. Eskili shkruan më krenari “Në Plate mbarojnë luftrat medike, këto beteja midis harkut dhe ushtës, këtej e tutje helenët mund të ishin të qetë: Orienti nuk i kërcënonte më”.

Fitorja e Platesë ishte vendimtare ndërkaq ajo s’ishte e aftë të bashkonte gjithë grekët, por dy nga shtetet më të fuqishëm, të ndihmuar nga të tjerët, më të vegjël për më tepër kjo fitore i kishte shpëtuar grekët nga katastrofa sepse ajo ngjizi Pentekointean një periudhën 50 vjecare e njohur ndyshe si epoka e artë e grekëve.

Për të përkujtuar Platenë, Grekët shkrinë armët e bronzit të përdorur nga persët gjatë betejës dhe ndërtuan një kolonë në Delfi. U vodh Nga Konstandini i Madh 800 vjet më vonë dhe e zhvendosi në Konstandinopojë ku edhe në Stamboll mund të shikohet, dhe akoma mban ebrat e 31 qyteteve greke që u bashkuan për të luftuar në Betejën e Plateas.

Referenca:

Grant, Battle

Green, the Greco-Persian Wars.

Shepherd, Platea 479 BC.

Lazenby, The Defence of Greece