MENU
klinika

Kontrolle për muzikën dhe zbatimin e masave

Policia gjobit 10 subjekte te Shkëmbi i Kavajës

25.07.2020 - 09:20

Mbyllja e lokaleve dhe zbatimi i masave anti-COVID ka bërë që policia e Durrësit gjatë mbrëmjes së kaluar të ushtrojë kontrolle  në disa subjekte që gjenden në zonën bregdetare të Shkëmbit të Kavajës.

Nga kontrollet rezultoi se jo të gjitha bizneset apo subjeket i respektojnë masat dhe për këtë arsye janë marrë masa. Sipas burimeve për 10 subjekte janë vendosur gjoba sipas aktit normativ.

Fatmirësisht në ditët e fundit zonat bregdetare kanë patur një numër më të vogël rastesh në raport me zonat e tjera, por autoritetet po përpiqen ta ruajnë këtë raport.