MENU
klinika

Berat

Prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme, arrestohen 2 persona

30.07.2020 - 15:25

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë dy persona të cilët akuzohen për disa vepra penale.

Arrestimi i 59 vjeçarit me iniciale M. M. dhe 31 vjeçarit me iniciale A. M. u bë pasi në vendin e quajtur “Shtëpia e Pyjores” në fshatin Sinjë të Beratit, janë kapur me fugonin e ngarkuar me 10 m3 me lëndë drusore, të cilën e kishin prerë në mënyrë të paligjshme në pyllin e fshatit Velçan.

Për transportimin e kësaj lënde drusore në destinacione të ndryshme, këta shtetas përgatisnin dokumentacione të falsifikuara.

Gjithashtu policia ka proceduar penalisht 31 vjeçarin me iniciale K. B., dhe 33 vjeçarin A. F., të dy banues në Berat, me detyrë përgjegjës të pyjeve dhe kullotave pranë Bashkisë së Beratit, pasi kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, në kundërshtim me ligjin dhe detyrën.

Ata do të përballen me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.