MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë fund të korrikut?

PS paralajmëron ndryshimet e reja

05.07.2020 - 14:34

Situata me Covid 19 ka shtyrë në kohë dhe riformatimin e forumeve të PS. Sekretar organizativ dhe i koordinimit elektoral, Arben Pëllumbi tregon që mbledhja e Asamblesë duhet të bëhet me praninë fizike të anëtarëve pasi është e pamundur të zhvillohet online.

“Në planet tona e kemi fundin e korrikun. Do të votohet sekretari i përgjithshëm, sekretariati dhe kryesia”, tha ai.

Nëse do të ketë ndryshime në zgjedhjen e kryesisë, sekretariateve dhe në atë të sekretarit të përgjithshëm, qeveria mund të shkojë drejt ndryshimeve në shtator, por kjo do të vendoset nga Edi Rama.

“Ndryshimet në qeveri i takojnë kryeministrit.”

Me votimin e kodit të ri elektoral, pritet që partitë politike të mendojnë më herët për kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhje.

“Na ngushton në afate për tu marrë me procedurat e zgjedhjeve. Ne si PS mendoj se në shtator do të fillojmë të merremi edhe me emrat e kandidatëve që do të jenë në lista.”

Pas rasteve të kryebashkiakëve socialistët të cilët u prekën nga dekriminalizimi, kreu i PS Rama premtoi që do të ketë më shumë filtra për kandidatët, por Pëllumbi mendon që sërish kjo do të mbetet në ndërgjegjësimin e tyre.

“Secili prej nesh qe vendos emrin e tij para elektoratit duhet te jetë i ndershëm dhe i pastër. Një forcë politike nuk mund të bëjë SHISH-in.”

PS po mendon që të ndryshojë edhe drejtimin e FRESSH-it, që të mos të drejtohet vetëm nga një person, por të jenë një djalë dhe një vajzë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!