MENU
klinika

Historia mund të influencohet

Pse betejat janë kaq vendimtare sa të ndryshojnë kursin e historisë dhe fatet e popujve…

19.07.2020 - 06:55

Historia mund të influencohet. Shumë faktorë mund të influencojnë historinë si: idetë e mëdha, trendet ekonomike, zhvendosjet demografike etj., por faktori më i vazhdueshëm dhe më dramatik që mund të influencojnë timonin e saj është lufta.

Një shpjegim i qartë për ekzistencën e përhapur të luftës në historinë e njerzimit është potenciali i saj për të shkaktuar ndryshime të shpejta, dhe në luftë, forma më e përqëndruar e ndryshimit është beteja.

Është ky potencial për të ndryshuar me shpejtësi statuskuon dhe të fillojnë kështu kthesa dramatike në pasuri dhe dominim, që i bën betejat të identifikohensi si esencat e ndyshimit historik.

Për më tepër është mjaft interesante edhe njohja e tyre sepse betejat përfaqsojnë, ashtu sic u përmend më lart janë “ndryshime intensive historike”, ku fati i popujve dhe i kombeve mund te varet në pak orë dhe në disa km katror…

Shkurtimisht duhet të kuptohet se çfarë e bën një betëjë të jetë deçisive. Fillimisht duhet të jetë deçisive ushtarakisht, pra mposhtja e një force ushtarake të sjelli qartësisht një ndyshim në fuqinë politike.

Një variant i ketij tipi është një betejë deçisive që rezulton me shkatërrimin e afërt ose total të ushtrisë armike. Shëmbulli më i mirë i një lloj beteje të tillë është Beteja detare e Trafalgarit (1805) e cila pati një ndikim shumë të madh për pjesën e mbetur të karrierës së Napoleonit.

Humbja e flotës franceze përfundimisht shkatërroi planet e tij për të zbarkuar në Britani dhe në vend të kësaj ai u shty të ndërmerrte vendimin fatal për të pushtuar Rusinë.

Së fundmi një betejë është decisive kur imponon ndryshime të rëndësishme sociale, kulturore, politike dhe fetare. Beteja e Jarmnukut (Siri) e ilustron një shëmbull të tillë, e luftuar në shek VI ps.K midis forcave bizantine dhe rashidune.

Fitorja islamike solli daljen e fesë islame nga Gadishulli Arabik për tu përhapur më vonë në Lindje të mesme, Afrikë veriore, Azi qëndrore dhe në Spanjë.

Kjo betejë decisive solli ndryshim të përhershëm në kulturë, gjuhë, politikë dhe besim dhe s’është aspak ekzagjerim të thuhet se e tashmja (dhe e ardhmja) e këtij rajoni ku u luftua Beteja e Jarmnukut (lindja e Mesme) u farkëtuan në atë fushëbetejë.