MENU
klinika

"U dëfreva"

Pse dritarja e shtëpisë tënde ka vlerë më shumë se gjitha klubet e diskotekat e qytetit…

08.07.2020 - 06:43

Shpesh e përqeshim veten kur lëshojmë shikimin në boshllëk nga dritarja. Supozohet të ishim duke punuar, ose studiuar, ose duke zgjedhur gjërat në listën tonë të gjërave prioritare. Mund të duket pothuajse perkufizim i një kohe të humbur. Duket sikur nuk prodhon asgjë, nuk shërbën për asnjë qëllim. Ne e barazojmë atë me mërzinë, shpërqëndrimin, kotësinë.

Akti i të vendosurit të duarve te mjekra në afërsi të një pllake qelqi dhe hedhja e shikimit në mes të hapësirës zakonisht nuk gëzon prestigj të lartë. Ne nuk sillemi rrotull duke thënë: “U dëfreva shumë sot: u kënaqa duke parë nga dritarja”.

Thelbi i të shikuarit nga dritarja është, në mënyrë paradoksale, të mos kërkosh të dish se çfarë po ndodh jashtë. Është, për më tepër, një ushtrim për zbulimin e përmbajtjes së mendjes tone. Është e lehtë të imagjinojmë se e dimë se çfarë mendojmë, çfarë ndjejmë dhe çfarë po ndodh në mendjet tona. Por rrallë e bëjmë këtë.

Ka një sasi të stërmadhe të asaj çfarë na bën ata që jemi e që qarkullon në mënyrë të paeksploruar dhe të papërdorur. Potenciali i saj mbetet i pashfrytëzuar. Është i fshehur, i turpshëm dhe jo gjithmonë mund të shfaqet përmes presionit të pyetjeve të drejtpërdrejta.

Nëse i bërë siç duhet, të vështrosh nga dritarja na ofron një mënyrë për të dëgjuar për prespektivat dhe sugjerimet më të qeta për vetveten tonë në mënyrë më të thellë .

Platoni sugjeroi një metaforë për funksionimin e mendjes: idetë tona janë si zogjtë që fluturojnë rreth kafazit të trurit tonë. Por në mënyrë që zogjtë të zënë vend, Platoni kuptoi se na duhen periudha qetësimi pa qëllim. Të vështrosh nga dritarja ofron të tilla mundësi.

Ne e shikojmë botën teksa shpaloset në vijueshmëri: një tufë bari që përkulet për të mos iu dorëzuar erës; muri gri i kullës përvijohet nga një shi i imët; por ne nuk kemi nevojë të japim shpjegime; nuk kemi qëllime mbizotëruse, prandaj pjesët më provuese të vetes sonë kanë një shans për t’u dëgjuar, si tingujt e këmbanave të kishës në qytet sapo trafiku i natës të ketë rënë.

Potenciali i ëndërrimit gjatë ditës nuk njihet e as nuk respektohet nga shoqëritë e dhëna pas produktivitetit dhe përformancës. Por disa nga njohuritë tona më të mëdha vijnë kur ne i frenojmë përpjekjet për të qënë të qëllimshëm dhe në vend të kësaj respektojmë potencialin krijues të ëndërrimit.

Ëndërrimi gjatë ditës tek shikon nga dritarja është një rebelim strategjik ndaj kërkesave të tepruara të presioneve të menjëhershme (por në fund të fundit të parëndësishme) – në favor të kërkimit më domethënës, dhe shumë serioz, të urtësisë së thellë të paeksploruar të vetes.