MENU
klinika

COVID-19 rikthehet në Fier

Punonjësi i Kadastrës del pozitiv, u infektua në një festë familjare

16.07.2020 - 09:47

Dy raste me Covid-19 në qytetin e Fierit. Një punonjës i Kadastrës dhe një punonjës i një kompanie naftënxjerrëse kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Dy rastet pozitivë janë xhaxha e nip me njëri- tjetrin dhe mësohet se kanë qenë në një festë familjare. Pasi kanë shfaqur simptomat e para të Covid-19, u është marrë tampon, i cili ka rezultuar pozitiv.

Të dy institucionet vijojnë normalisht punën, nën masat e rrepta të protokolleve të sigurisë ndërsa janë karantinuar tashmë jo vetëm dy personat pozitiv por edhe kontaktet e afërta. Deri më tani, të gjithë kontaktet e dy rasteve të fundit që i janë nënshtruar tamponit kanë dale negativë, ndërsa vijon hetimi i kontakteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë...

“Covid-19 u kthye sërish në lajm të parë”