Kryeministri Edi Rama pas takimit në Pallatin e Brigadave zhvilloi një konferencë me homologun e Kosovës, Hoti ku tregoi se për çfarë kanë rëndë dakord.
Gjatë fjalës së tij Rama bëri të ditur se janë dakordësuar që dy qeveritë të mbajnë një mbledhje të përbashkët në shtator në qytetin e Shkodrës, si dhe në nëntor dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore.
“Jemi dakorëdësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit.
Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor, ku dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunitare dhe potencialin e nismave të përbashkëta”, tha Rama.