Kryeministri Edi Rama i ka kthyer pergjigje te prere Presidentit te vendit, Ilir Meta, i cili theksoi vetem pak me pare se ndryshimi i sistemit behet vetem me referendum.Meta-Rama-shkarkimi-shqiponja1
Me nje shenim ne Twitter, Rama thekson se “Askund nuk bëhet referendum për këto çështje”. Duke theksuar se ‘as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen’, Rama ka deklaruar se “listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!”.
Reagimi i Rames
IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!