MENU
klinika

"Uji i Venecies, nuk e lau"

Raporti për Presidentin, Rama: Meta, tutor i opozitës!

27.07.2020 - 11:19

Për Edi Ramën është e qartë se Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën, por theksoi se për vendimin shumica socialiste është bazuar te raporti i Komisionit të Venecias që thotë se nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar.

“Nuk e kisha paraparë, që presidenti do të ishte aq i mirë për opozitën sa të bëhej i keq për Shqipërinë me akte vandale. E ktheu zyrën në seli të operacioneve politike të njëanshme dhe vatër të hedhjes apo ndezjes së zjarreve duke përdorur Kushtetutën si letër dhe mllefin ndaj shumicës si benzinë, ama këtu ne, si në cdo rast, nuk mund ta anashkalojmë atë pikë të raportit të komisionit të Venecias ku thuhet se pavarësisht të gjitha shkeljeve, dmth i ka bërë shkeljet dhe vënçe, nuk janë aq të rënda sa të justifikojnë shkarkimin.

Komisioni Hetimor e thotë qartë se nuk kemi një përkufizim se cfarë do të thotë shkelje e rëndë në vetvete, për të konstatuar a është e rëndë apo jo. Por mesazhi që japim ne duke iu referuar të ardhmes dhe jo të shkuarës dhe duke e parë këtë rast si mundësi për të adresuar për të ardhmen. Që presidenti tejkaloi kompetencat, që cenoi parimin e sovranitetit të popullit, nuk respektoi parimin e unitetit të popullit janë fakte nga Komisioni i Venecias dhe jo hartime. Presidenti është në shkelje dhe jeton duke shkelur Kushtetutën në atë zyrë, kjo nuk ka diskutim.

Por ka shkelur edhe etikën e atij institucioni dhe atë që është arsyeja e ekzistencës së këtij institucioni, simbol i unitetit kombëtar dhe mbi palët dhe jo të bëjë mitingje me një palë kundër një tjetre. Është i pari dhe uroj i fundit, që del në miting, për të kërkuar nga populli të rrëzojë qeverinë, është sa e paimagjinueshme aq edhe qesharake, por nëse Meta nuk e ka problem të bëhet qesharak ne nuk mund të bëhemi jo serioze” tha Kryeministi Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se PS-ja u bazua te raporti i Komisionit të Venecias, që tha se shkeljet e presidentit nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar. “Janë një seri shkeljesh nga presidenti të nënvizuara nga Komisioni i Venecias, që flasin për drejtësinë tonë për t’ia nënshtruar një komisioni të posacëm hetimor, që ka bërë një punë voluminoze dhe ka dhënë një ndihmë të madhe me rekomandimet përkatëse. Kjo është një tjetër mundësi për të parë qartë dallimin mes nesh dhe gjithckaje që thuhet gabimisht apo keqdashësisht për ne.

“Ne e kemi lexuar me shumë vëmendje raportin e Venecias dhe nuk e kemi konsideruar ndonjëherë komisionin e Venecias si ndonjë ankes të punës sonë, por pikë referimi dhe për derisa thotë se sipas gjykimit të tij se shkeljet e bëra nuk janë mjaftueshmërit të rënda për të shkarkuar presidentin, atëherë kemi parë me shumë vëmendje konstatimet, që nuk na rekomandon të shkarkojmë presidentin, por na rekomandon të marrim masa për të ardhmen në mënyrë që të kufizojmë hapësirën e abuzimit nga ana e presidentit, jo thjeshtë të këtij por të cdo presidenti.

Uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë Presidentin, por në pah një nga një të gjitha shkeljet, të një natyre që lidhet që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për t’u sjellë në zyrën e presidentit si tutor i opozitës. Ilir Meta u bë president me votat e tij dhe tonat, se nuk i kishim për të zgjedhur presidentin” tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN