Eksperti i Shëndetit Pubik, Erion Dasho, bën një rekomandi urgjent me nisjen e transportit pubik pas katër muajsh të mbyllur, për shkak të koronavirusit.
Dasho shkruan në ‘Facebook’ se me hapjen e transportit publik personat mbi 65 vjeç dhe ata që janë të prekur nga sëmundje kronike të evitojnë me çdo kusht këtë shërbimm.
Mesazhi i ekspertit të ISHP:
REKOMANDIM URGJENT!!!
Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!
Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.
MBRONI VETEN!!!