MENU
klinika

U konfirmua me Covid

Rëndohet gjendja e deputetit Roshi, me urgjencë drejt Turqisë

31.07.2020 - 09:38

Deputeti Enver Roshi i cili konfirmoi disa ditë më parë se ishte i prekur me Covid-19, sot është nisur me urgjencë drejt Turqisë.

Ditën e djeshme në Kuvend, kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla bëri me dije se gjendja e tij është e rënduar, ndërsa sot mësohet se ka probleme të rënda me mushkëritë dhe për këtë arsye është nisur me urgjencë drejt Turqisë për të marrë një trajtim më të mirë shëndetësor.

“Zoti. Roshi është në një gjendje të vështirë në përballje me sëmundjen. I bëj thirrje qytetarëve, deputetëve që të respektojnë rregullat dhe masat.

Është për të ardhur keq që një deputet që e ka kaluar këtë sëmundje(referuar Alimadhit), të shkelë rregullat. Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembulli i parë i respektimit të masave”, tha Balla dje në Kuvend.