MENU
klinika

"Sot mbyllet procesi kontraktues"

Rindërtimi/ Ahmetaj në Farkë: Janë shpërndarë 7.6 miliardë lekë

29.07.2020 - 18:04

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj inspekoi punimet për banesat individuale në Farkë të Tiranës.

Ahmetaj bëri me dije se në përgjithësi janë shpërndarë nga qeveria 7.6 miliardë lekë për qytetarët banesat e të cilëve nga tërmeti i 26 nëntorit pësuan dëmeve të lehta ose mesatare DS1- DS3.

Më tej ai theksoi se sot përmbyllet procesi kontraktor për 677 njësi individuale teksa rindërtimi i tyre në Tiranë tashmë ka filluar.

”Jemi në Farkë. Këto janë shtëpi individuale që janë të paketës së 48 shtëpish në Farkë që ndërtohen nga Bashkia e Tiranës. Nuk jemi duke folur për 3D, por për realitet. Vizitova mbi 7-8 njësi individuale. Rikthehem për programin, 6-7 muaj më parë ku shumë nuk besonin se do vinim në këtë ditë.

Programi i njësive individuale ka filluar në Tiranë, dhe sot mbyllet fondi kontraktues për 677 njësi individuale.
Janë 4 sajte që janë aktive, dhe 4 të tjera javës tjetër. Janë shpërndarë 76 milionë dollarë, 7..6 miliardë lekë për qytetarët që u është dëmtuar banesa për dëme mesatare.”- tha Ahmetaj.