MENU
klinika

"Do paguajmë të gjithë banorët!"

Rindërtimi / Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë

14.07.2020 - 11:04

Kryeministri Edi Rama tha se ka nisur sot dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Tiranë.

Kreu i qeverisë deklaroi se së shpejti do të nisë shembja e godinave që konsiderohen të pabanueshme dhe të gjithë banorët e këtyre shtëpive do të marrin shtëpi të reja me kushte shumë më të mira

“Nis dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Tiranë, të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit. 200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Tiranë. Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD. Nga dita në ditë do të nisim punën në terren. Në Bashkinë e Tiranës do të fillojë shembja e godinave, që konsiderohen të pabanueshme dhe të parindërtueshme. Të gjithë banorët e atyre shtëpive do të marrin shtëpi të reja me kushte shumë më të mira”, tha Rama.

Nga ana e tij, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u shpreh se këtë të premte do të inaugurohet nisja e punimeve për 50 njësitë e para individuale, ndërsa ndërtimi i banesave kolektive urbane kërkon pak më shumë kohë.

“Sot programi i shkollave është i gjithi aktiv. Janë 140 shkolla në proces ndërtimi apo në procesin përfundimtar të tenerimit. Shuma është 65 milionë euro, që do të financojnë një numër të madh të këtyre shkollave. Të premten do të inauguroni fillimin e punimeve në Farkë për 50 njësitë e para individuale. Ndërkohë në disa bashki të tjera bëhemi gati për fillimin e rindërtimit të njësive individuale, sepse procesi ka mbaruar. Ndërtimi i banesave kolektive urbane kërkon pak më shumë kohë. Besojmë se në fund të shtatorit në gjithë zonën e dëmtuar do të kemi punë në terren.

Me Emiratet e Bashkuara kemi përfunduar projektin në Spitallë dhe me Durrësin jemi në përfundim të projekteve për pallatet individuale. Janë edhe 12 shtete të tjera, që kanë firmosur brenda Fondit të Zhvillimit, të cilët kanë bashkuar fondin prej 12.5 milionë euro në shërbim të zonave të dëmtuara”, u shpreh Ahmetaj.

“I garantoj të gjithë se ne jemi çdo ditë pa orar në punë dhe ky është prioriteti i prioriteteve tona. Do vazhdojmë intensivisht punën”, vijoi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mblidhet Komiteti Ndërkombëtar i Rindërtimit

“Problem i madh është financimi i gjithë operacionit”


Rreziku i përplasjes totale nëse kombinohen

Pesë frontet e konfliktit Iran-Izrael

“E kanë mendjen tek çantat, vathët e shtrenjtë dhe takat e larta"

Ilir Meta: Gratë në PL do të shpërthejnë!

“I bëra ministre dhe nuk duan t’ia dinë”

Meta: Gabim i madh, askush s’merr më poste se është miku im

Organizuan protestën para Bashkisë së Tiranës

Procedohen penalisht Tedi Blushi dhe Klevis Balliu