Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla zhvilloi sot një diskutim online me raportuesen e PE dhe ambasadorin e BE, Lugi Soreca, më lidhje me vijimin e reformave kryesore në vend.
Me një shënim në twitter, Balla shkruan se diskutimet u përqendruan në procesin e rindërtimit, në situatën me COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, si dhe rekomandimet nga opinionet e Venecias.
Postimi i plotë:
Diskutim i shkëlqyeshëm me raportuesen e PE Isabella Dos Santos, ambasadorin e BE, Luigi Soreca, sot mbi reformat kryesore që po ndodhin; mbi procesin e rindërtimit; mbi situatën me COVID-19 & rimëkëmbjen ekonomike; për rekomandimet e Komisionit të Venecias që duhen adresuar, veçanërisht në ligjin për median.