MENU
klinika

Tenis

Roger Federer paralajmëron tërheqjen

10.07.2020 - 17:13

Teksa Valentino Rossi mendon që të vijojë sërish karrierën e tij të magjishme, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Roger Federer. Zviceriani ka vendosur që të tërhiqet në fundin e vitit 2021 nga bota e tenisit për të nisur një tjetër jetë, ndoshta larg sportit.

Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë tenisti, që në një rrëfim për revistën gjermane “Zeit” ka zbuluar se mosha e madhe dhe dëmtimi i fundit në gju e ka penalizuar shumë për të dhënë maksimumin në fushë.

“Tërheqja po afrohet dhe tenisi do të më mungojë shumë. Do të ishte më lehtë për mua të ndalem tani, por dua t’i jap vetes mundësinë të argëtohem përsëri në fushë”tha shkurtimisht Federer, por mjaftuar për të lajmëruar fundin e një karrierë plot suksese të 38-vjeçarit.

King Roger ka shënuar një epokë, ashtu si dhe rivaliteti i tij me Nadal. “Kemi pasur sfida të mëdha por gjithnjë duke na respektuar, duke e ditur që ne jemi pikë referimi për shumë njerëz dhe se përfaqësojmë sportin tonë” – shtoi zvicerani.

Numri 4 në renditjen e ATP ka luajtur 1242 sfida, 27 prej të cilave i ka mbyllur si humbës. Gjatë karrierës së suksesshme, Federer numëron 8 tituj të Wimbledon, 6 Australian Open, 5 US Open dhe 1 Roland Garros.