MENU
klinika

CR7, shifra si 23 vjeçar

Ronaldo ka shënuar sa sulmi i Barçës në 2020-n

30.07.2020 - 18:20

Cristiano Ronaldo mbetet i njëjti. Edhe pse në moshën 35-vjeçare, portugezi qëndron sërish në majë, duke e bërë më së miri detyrën. Sulmuesi i Juventusit nuk arriti të realizojë në ndeshjen e fundit atë ndaj Cagliarit, megjithatë, shifrat janë tepër kokëfortë.

31 gola ka shënuar deri më tani në kampionat duke qenë një kandidat potencial për të fituar “Këpucën e Artë” të Europës, garë që aktualisht e kryeson Ciro Immobile me 35 gola.

Ronaldo shënonte 31 gola me Manchester United kur ishte edhe 23 vjeç, çka konfirmon se 5 herë fituesi i Topit të Artë mban të njëjtin ritëm pavarësisht moshës. Një detaj mjaft interesant është se gjatë vitit 2020 Ronaldo ka shënuar më shumë se i gjithë sulmi i Barcelonës.

Deri në këtë pikë të kampionatit, ai ka shënuar 21 gola, kundrejt 19 të ish-rivalëve të tij në La Liga, Lionel Messi, Luis Suarez e Antoine Griezmann. Shifra këto të frikshme, që mund të rriten duke parë se Ronaldo ka edhe një sfidë për të luajtur, pikërisht atë në kampionat ndaj Romës.