MENU
klinika

“Fluturon” borxhi dhe deficiti

Rregulli i ri fiskal/ “Detyrimet” bien në rastet e jashtëzakonshme

10.07.2020 - 12:32

Dy goditjet e njëpasnjëshme që mori ekonomia shqiptare në një hark kohor shumë të shkurtër, ku e para ishte tërmeti i 26 Nëntorit dhe më pas pandemia COVID-19, shkaktuan përkeqësim të parametrave kryesorë të financave publike, duke bërë që viti të mbyllet me parashikime pesimiste. Konkretisht parashikohet që borxhi publik për vitin 2020 të shkojë në rreth 80% të PBB nga rreth 65% që pritej në buxhetin fillestar.

Balanca primare pritet të jetë negative në rreth -5.9% të PBB, ndërsa balanca korente fiskale (diferenca deficit buxhetor minus shpenzime kapitale) pritet të jetë negative në rreth -0.8% të PBB. Për të siguruar fleksibilitetin e domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues i amortizimit të goditjeve negative në rastet e rrethanave të jashtëzakonshme, përmes një akti normativ, qeveria ka ndërhyrë në Ligjin Organik të Buxhetit, duke vendosur rregulla të reja fiskale.

Sipas aktit normativ, ndryshimi i parë bën të detyrueshëm për çdo qeveri që duke filluar që prej vitit buxhetor 2023 e në vijim balanca primare e buxhetit të rezultojë së paku neutrale ose pozitive dhe nuk duhet të rezultojë më e vogël sesa zero, përveçse në rastet e rrethanave të jashtëzakonshme. Aktualisht për këtë rregull nuk parashikohen klauzola përjashtuese në rastet e rrethanave të jashtëzakonshme, siç p.sh. parashikohen përjashtime nga rregulli kryesor fiskal, ai i detyrimit për uljen e përvitshme të borxhit publik në raport me PBB.

Për këtë arsye është bërë një amendim ku rregullit ekzistues i shtohet edhe një fjali ku lejohet përjashtimi (devijimi) në kushtet e rrethanave të jashtëzakonshme, si në vijim: “Masa e deficitit buxhetor nuk mund të tejkalojë masën e shpenzimeve kapitale të parashikuara çdo vit në ligjin e buxhetit, përveçse në rastet e rrethanave të jashtëzakonshme. Në këtë mënyrë buxheti mund të përdoret si instrument stabilizues i amortizimit të goditjes negative.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projektet e mëdha të infrastrukturës

Borxhi i Shqipërisë vlerësohet me notën B1

Konferenca e Bankës së Shqipërisë

Ekonomia e paskrizës, sfidat për bankat qendrore