Autoritetet ruse kanë deklaruar se mund të vaksiojnë plotësisht të gjithë popollsinë e tyre kundër COVID-19 brenda vitit të ardhshëm. Kështu ka deklaruar kreu i fudnit rus të investimeve të drejtëpërdrejta Kirill Dmitriev.
“Ne do të prodhojmë 30 deri 50 milionë doza vaksinash në Rusi, gjë që do të thotë se popullsisë”
Dje Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se vaksina e mundshme për Covid-19 që Rusia po përgatit duket e sigurt pas kryerjes së testeve të para klinike dhe se vullnetarët që janë testuar me të kanë zhvilluar reagimi imunitar.
Dmitriev tha gjithashtu se një fazë e tretë e provave klinike duhet të fillojë në fillim të gushtit.
Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është rritur në 746.369 ndërsa ai i të vdekurve në 11.770.