MENU
klinika

Nga The Guardian

Rusia po vret ushtarët amerikanë dhe Trump hesht!

08.07.2020 - 08:58

Përgjigja e Donald Trump ndaj përpjekjeve të Rusisë për të vrarë ushtarët amerikanë në Afganistan është një heqje detyre dhe një tjetër kujtesë e trishtë se veprimet e presidentit amerikan prekin jetën e amerikanëve.

Raporte të shumta tregojnë se si administrata Trump, dhe vetë presidenti ishin të vetëdijshëm që në vitin 2019 që Rusia kishte ofruar dhurata për luftëtarët taleban në Afganistan për të vrarë ushtarët amerikanë.

Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë prova të transferimit të parave nga një llogari bankare e kontrolluar nga inteligjenca ushtarake ruse në një llogari të lidhur me Talibanet dhe ka identifikuar një ndërmjetës të mundshëm i cili ndihmoi me shpërndarjen e parave.

Këto dhurata kanë qenë të lidhura me vdekjen e ushtarëve amerikanë.

Nuk ka asnjë indikacion se presidenti ka bërë asgjë për të ndëshkuar Rusinë. Shtëpia e Bardhë as nuk është përpjekur ta bindë publikun ndryshe.

Në të kundërt, Trump ka vazhduar sjelljen e tij të dëmshme ndaj Vladimir Putin. Trump ka folur shumë herë me Putin, e ka lavdëruar Putin publikisht, e ka ftuar Rusinë të ribashkohet në grupin e demokracive G7, dhe njoftoi tërheqjen e mijëra trupave nga Gjermania pa u këshilluar me aleatët amerikanë, një dhuratë gjigande për presidentin rus.

Është e pamundur të besosh që Trump ishte i pavetëdijshëm. Çdo zyrtar tjetër i lartë në qeveri do të ishte bërë i vetëdijshëm për informacionin; ai u shpërnda gjerësisht brenda komunitetit të inteligjencës deri në maj; dhe do të ishte përfshirë në secilën nga konferencat për Trump përpara telefonatave të tij me Putinin në muajt e fundit.

Pra, Trump e dinte që Rusia po paguante njerëzit për të vrarë ushtarët amerikanë dhe ai jo vetëm që nuk bëri asgjë për ta ndaluar atë, por ai vazhdoi të lavdërojë dhe të bëjë favore për Putinin.

Sido që të jetë arsyeja e përpjekjeve të vazhdueshme të Trump rezultati është i qartë: Putin beson se mund të veprojë pa u ndëshkuar nga SHBA.

Përveç kësaj, ai me shumë mundësi po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet tona këtë vit, përsëri, për të ndihmuar Trump.

Kjo histori është, natyrisht, shumë më e rëndësishme se marrëdhënia Trump-Putin. Bëhet fjalë për rrezikun që qëndron në thelb të administratës Trump. Presidenti amerikan, është bërë shqetësues. Trump kujdeset vetëm për veten e tij, pavarësisht nëse po i kërkon Rusisë, Kinës ose Ukrainës që ta ndihmojë atë të përparojë axhendën e tij politike.

Përtej Afganistanit, shihni edhe përgjigjen katastrofale të Trump ndaj pandemisë, e cila tashmë ka vrarë më shumë se 128,000 amerikanë dhe Trump nuk po ndërmerr veprimet e nevojshme për të shpëtuar jetë.

Pavarësisht nëse janë ushtarët amerikanë në Afganistan apo mijëra amerikanë që kanë vdekur nga pandemia, duket se çdo ditë sikur presidenti nuk mundohet aspak të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin amerikan.

Michael H Fuchs është një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Progresin Amerikan, dhe një ish-zv.ndihmës sekretar i shtetit për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Haradinaj flet për “Zërin e Amerikës”

“Nuk fshihem pas SHBA-së, kur bëj punë të liga”