MENU
klinika

"Të sqarojë reformat e kërkuara nga përfituesit e planit të rimëkëmbjes"

Rutte vendos me ‘shpatulla pas murit’ BE-në

11.07.2020 - 10:48

Kryeministri holandez, Mark Rutte bëri thirrje sot që të sqarohen reformat që Bashkimi Europian do t’u kërkojë përfituesve të mundshëm të planit të tij të rimëkëmbjes pas COVID-19, që do të diskutohet në mes të korrikut, në një samit në Bruksel.

“Përsa i përket Holandës, është shumë e rëndësishme të specifikohen reformat. Premtimet për reforma tashmë i kemi dëgjuar”, tha ai.

Kuarteti, Holanda, Danimarka, Suedia dhe Austria, është shumë ngurrues përsa i përket planit europian të rimëkëmbjes, nga i cili do të përfitojnë veçanërisht vendet e Europës së Jugut, në veçanti Italia dhe Spanja, më të prekurat nga pandemia.

Kushtet për ndarjen e 750 miliardë eurove të planit, të përbëra nga 250 miliardë euro kredi dhe grante deri në 500 miliardë, janë objekt i negociatave të mëdha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Apeli i zv/guvernatores Ahmetaj

Bankat e huaja të qëndrojnë në Shqipëri

“Rifillojeni tani dialogun e udhëhequr nga BE-ja!”

Apeli i ministrave francez e gjerman për Kosovën