MENU
klinika

Rritja e numrit të rasteve me COVID ka detyruar...

Shëndetësia merr masat për vjeshtën: Po përgatisim hapjen e spitalit COVID-3

22.07.2020 - 13:24

Ministria e Shëndetësisë përgatitet për planin e veprimit për periudhën vjeshtë-dimër për masat anti-COVID. Rritja e numrit të rasteve me COVID ka detyruar ministrinë e Shëndetësisë që të përgatitet për hapjen e spitali COVID-3.

Ministria e Shëndetësisë njofton se ka rekrutuar staf të ri mjekësor në QSUT dhe janë drejt përfundimit përgatitjet për hapjen e spitalit COVID-3, struktura e ish-kirurgjive në QSUT, ku aktualisht ka filluar rekrutimi i stafit infermieror, i cili po merr eksperiencë në spitalin Infektiv, për t’u përgatitur për një fluks të mundshëm të shtimit të rasteve, që do të kërkojë edhe hapjen e spitaleve COVID-3 dhe COVID-4.

“Kemi një strategji të detajuar në raport me situatën që presim, pra për situatën e vjeshtë-dimrit. Dhe plani i detajuar, parashikon disa komponentë të rëndësishëm dhe fuqizimin e tyre. Duke filluar nga testimi, duke vijuar nga kapacitetet spitalore, duke vazhduar tek burimet njerëzore, të cilat janë aseti ynë më i çmuar. Ndaj jemi duke mundësuar që skuadrat e mjekëve dhe infermierëve të jenë të gatshëm që në momentin që do të duhet, t’I kemi gati dhe të jenë të trajnuar Jemi duke u përgatitur për të patur burime njerëzore të nevojshme për strukturën e spitalit COVID3, pra ish-kirurgjitë dhe për spitalin COVID4 që është në aksin Tiranë-Durrës.

Ka filluar rekrutimi dhe trajnimi i stafit. QSUT-së i janë shtuar 50 punonjës, një pjesë tashmë janë rekturuar dhe një pjesë janë në rekrutim e sipër. Do të kryejnë dhe trajnimet e nevojshme dhe do të kombinohen me stafe të tjera me eksperiencë” njofton ministria e Shëndetësisë. Përgjegjësi për burimet njerëzore për situatën e epidemisë, Arben Gjata u shpreh se “Kemi një plan të organizuar për përfshirjen që nga vullnetarët që kemi në listë, gjithashtu do të aktivizohen të gjithë stazhierët e disa specialiteteve, duke i kombinuar me mjekë me eksperiencë nga shërbime të tjera, në shërbimet për pacientët COVID”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia prekëse e infermieres Valbona

“Lutet që mos vrasë padashur të bijën!”

Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve

“Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19!”

Këngëtari shqiptar jep lajmin e shumëpritur

‘Jemi shëruar nga koronavirusi, presim të dalim nga Infektivi’