MENU
klinika

"Rama do të kalojë me vota të trafikuara një ligj hipokrit"

“Shkoni e qaheni tek ndërkombëtarët”-Murrizi: Po kërkojmë që shqiptarët…

09.07.2020 - 12:13

Deputeti i opozitës së re Myslim Murrizi, bëri të qartë se nuk do të tërhiqet nga kushti për hapjen e listave, për votimin e marrëveshjes së arritur mes palëve për reformën zgjedhore.

Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi u shpreh se kërkesa e tyre për lista të hapura është në sinkron me atë që duan shumica e shqiptarëve.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkon të kaloi në Kuvend “një ligj hipokrit me vota të trafikuara”, ndërsa shtoi se nuk ishte nevoja që ata të “qahen tek ndërkombëtarët”, referuar deklaratë së OSBE, që hodhi poshtë kërkesën për ndryshimin e sistemit.

“Do të doja që në raport të ishte kryetarja e Agjencisë së Prokurimeve Publike, por e shkarkuar para 7 ditësh sepse e patë që rivaliteti brenda kullës së fildishtë në kryeministri po prevalonte nga nr1 në nr2. Kam raportin e KLSH që thotë se për 20128 dhe 20128 nga 8400 tendera, të realizuar në Shqipëri, 2853 i kanë bërë këta, autoriteti, jo zonja që raportoi këtu, kësaj i kanë dhënë materialin e gatshëm, erdhi për ta lexuar. 70% të tenderave i ka tenderuar me një pjesëmarrës të vetëm në garë dhe kriteret kanë qenë deri tek ngjyra e syve që duhej të kishte administratori, gjatësinë trupore, ngjyrën e makinës, qëllimit që ti merrte ‘Hasani’.

Teatër që mos na e shisni sikur është hera e parë që po ndodh, e nderuara zonja Balluku. Kam qenë këtu kur qytetarët e Kukësit u ngritën tek trau, që nuk e di pse u shua, e nuk e pashë më sivëllain tënd. Trau më i madh është trau që doni t’i vini shqiptarëve tek kutia e votimit. I quani votat si ankand, si tender. Ai tjetri thotë ka ardhur koha për rrotacion, po si rrotacion, pa zgjedhje? Do ta ndërroi ai se 8 vite në opozitë u mërzitën. Bashkë jeni tek kjo çorbë.

Taulant ku më je mçef, hajde këtu, se votat janë këtu, mos më rri ferrave. Rri me kë të kesh qejf, thuaji dhe Ramës, Lulit e Monikës. E keni ndryshuar Kushtetutën siç ju ka dashur qejfi. Ju i përjashtuat koalicionet në 2017, hytë për 14 ditë në zgjedhje. Ju qenkeni mërzit se po ndryshohet kushtetuta një vit para zgjedhjeve? Ju e keni ndryshuar Kushtetutën në 97, ku 63% e shqiptarëve nuk shkuan në votim dhe e ndryshuat në mënyrë të njëanshme. Ju nuk doni marrëveshje, doni pazar. Ne kemi kërkuar atë që 85% e shqiptarëve e kërkojnë në kor. Hapja e listave. Jua keni mbyll kutitë dhe i thoni shkoni votoni. Koha për pazare nuk do të jetë as kaq e qetë as kaq e paqtë për ju.

Ne kërkojmë kompromis në sinkron me kërkesën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Ju shkoni e qaheni tek ndërkombëtarët, për çfarë, çfarë po kërkojmë ne që është e jashtëligjshme? Atë që është kërkuar në dhjetor të 1990. Ata kanë fut 12 pika, t’i shikojmë. Ai keni ju votat vetëm? 74 keni, hapni tenderin, do merrni deputetë do e bëni me vota të trafikuara në Kuvend, një ligj hipokrit që të ruajmë këtë statuskuo që kemi. Si e keni ndërruar stilin e vjedhjes kohët e fundit. Unë jam viktimë e dy mandateve të vjedhura. Pse një marrëveshje mes nesh doni ta quani pazar dhe 5 pazare me ta, i quani marrëveshje. Kjo nuk bën se e kërkojmë ne, se ju mendoni se nuk na keni në hesap, po ju kush ju ka në hesap? Kemi në hesap votën”, tha Murrizi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’kam dashuri për Lulzim Bashën, gjëja e fundit..."

Balla ‘shpreh’ ndjenjat për Lulzim Bashën