MENU
klinika

“Genci i Kofielit”

Shuhet papritur, këngëtari i serenatave korçare…

21.07.2020 - 16:37

Një prej zërave më karakteristikë të serenatave korçare, Genci Kadilli, është ndarë nga jeta.

I njohur nga shoqëria dhe qytetarët e shumtë, si “Genci i Kofielit”, 58-vjeçari prej vitesh zbukuronte netët e qindra qytetarëve, që mbushnin lokalet e njohura në Korçë, me tingujt e muzikës karakteristike.

Miq të shumtë e të afërm, kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje të papritur.