Teksa dita mbushet me telenovelat pa mbarim, ekrani na mbledh para tij, si të ishte magnet. Gjuhët sakaq pasojnë njëra-tjetrën, por “rekordin” sot, e ka vetëm turqishtja./Konica.al
Studiuesja Ledi Shamku, ka ngritur shqetësimin se, shqiptarët kanë krijuar varësi ndaj telenovelave me sulltanë dhe filmave turk. Teksa tregon, se edhe në lokalet e kryeqytetit shihen filma turk, ajo thekson se shqiptarët, shumë shpejt do të flasim masivisht turqisht.
Seç kam një bindje që shqiptarushët e nesërm do mësojnë të flasin masivisht turqisht siç mësuam ne shqiptarushët e djeshëm të flisnim masivisht italisht: nga televizori. Demokraci me brekushe!!!!”, – shprehet ndër të tjera Shamku.
Postimi i plotë:
DJE DHE SOT
Dola sot paradite se nuk kisha qepë. Ngjitur me qepët, ishin hudhrat dhe ngjitur me hudhrat ishte një bar-kafe, me një azgan televizor përjashta. Ky azgan-xhomllik-televizori po jepte një film ku dy jaranë po ziheshin turqisht. Rreth e rreth televizorit ishin ul ca kalamaj, kalaburra, kalagra, kalaçuna e kalaçupa që as gëk as mëk, po sytë te jaranët gyzel gyzel.
Dola sot pasdite prapë se nuk kisha nerva. Nervat i gjeta te një tjetër bar-kafe, me një tjetër azgan televizor përjashta. Ky azgan-xhomllik-televizori po jepte një film ku një Sulltan me një Pashà po ujdisnin turqisht.
Rreth e rreth televizorit ishin ul ca kalamaj, kalaburra, kalagra, kalaçuna e kalaçupa që as gëk as mëk, po sytë te Sulltani alla-alla! Seç kam një bindje që shqiptarushët e nesërm do mësojnë të flasin masivisht turqisht siç mësuam ne shqiptarushët e djeshëm të flisnim masivisht italisht: nga televizori.