Para se të shpërthente pandemia, një nga çështjet më aktuale në debatin politik evropian ishte Konferenca e shumëpritur për Ardhmërinë e Evropës.
Paqartësia e objektivave ishte kritika kryesore. Nuk kishte asnjë reformë strukturore në horizont.
Ngjarjet e fundit kanë ndryshuar plotësisht axhendën e institucioneve evropiane.
Duke u marrë me rimëkëmbjen nga pandemia, Konferenca për Ardhmërinë e Evropës duket se është zhdukur nga debati politik e mediatik.
Mijëra miliarda euro do të shpenzohen nga BE dhe vendet anëtare të saj përmes Fondit të Rimëkëmbjes: kjo perceptohet gjerësisht dhe në mënyrë të kuptueshme si përparësia e vetme e kësaj faze historike.
E megjithatë, nëse akoma besojmë në një të ardhme për Evropën që tejkalon sistemin aktual ndërqeveritar, duhet të kuptojmë se debati për përdorimin e këtyre burimeve nuk mund të ndodhë përtej dyerve të mbyllura të këshillit.
Kjo është pikërisht aty ku meeren vendimet për Fondin e Rimëkëmbjes dhe riformatimin e Konferencës për Ardhmërinë e Evropës.
Megjithatë meqë Konferenca për Ardhmërinë e Evropës do të mbahet më vonë, ne sugjerojmë pesë ide për riformatimin e saj.
- Qytetarët duhet të përfshihen në fondin e Rimëkëmbjes
Mënyra e vetme për ta bërë të dobishme Konferencën është përdorimi i saj si një mundësi për të përfshirë qytetarët evropianë në zgjedhjen e politikave.
- Reformat kushtetuese duhet të ndodhin tani
Fokusi i konferencës duhet të shtrihet në reformat kushtetuese të nevojshme për të fuqizuar institucionet evropiane për të zgjidhur sfidat globale.
Një shembull mund të jetë reforma e kujdesit shëndetësor të BE-së dhe instrumenteve të mbrojtjes qytetare për t’iu përgjigjur shpërthimeve.\
- Një sistem i qartë për zgjedhjen e qytetarëve
Renditja duhet të jetë kriteret kryesore të zgjedhjes për pjesëmarrjen e qytetarëve në konferencë.
Ky mjet i lashtë demokratik është bërë në ditët e sotme në shumë vende një praktikë më e mirë për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen publike.
- Një axhendë përkatëse për qytetarët evropianë
Ne duhet të fillojmë diskutime lidhur me jetën e qytetarëve evropianë.
Ndryshimi i klimës, papunësia, padrejtësia sociale, shëndeti publik, këto janë vetëm disa nga shqetësimet kryesore që kanë qytetarët në çdo vend të Evropës.
Ne kemi nevojë për një konferencë që përforcon zërat shpesh të padëgjuar, të punonjësve të kujdesit ose të rinjtë që demonstrojnë për drejtësi klimatike.
- Ndryshimi i strukturave nga lart-poshtë
Qytetarët evropianë privohen nga agjensia politike në kohën kur e kërkojnë atë dhe kanë nevojë për atë më së shumti.
Lorenzo Mineo është koordinator i fushatës në Eumans, lëvizja e qytetarëve evropianë për Demokraci dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, anëtar i aleancës Qytetarët Per Evropën.
Marta Cillero Manzano është përgjegjëse për komunikimet në Alternativa Evropiane, një lëvizje transnacionale e qytetarëve për demokraci dhe barazi, dhe një nga organizatat që qëndrojnë pas aleancës Qytetarët Mbi Evropën.