MENU
klinika

Arti i karantinës...

Sislej Xhafa: Politika e vjetër, të pensionohet!

26.07.2020 - 14:47

      Është shumë i njohur ndërkombtarisht. Sislej Xhafa rrëfehet në Festivalin e Resë. Artisti, teksa flet ndalet në periudhën e pandemisë, ku si shpëtim mendon krijimtarinë artistike. Mes të tjerash, me ndjeshmërinë dhe filozofinë prej artisti, ai shprehet se në Shqipëri dhe Kosovë, politika e vjetër duhet të dalë në pension

Edhe në kohë të vështira si kjo, artisti duhet të tregojë rezistencë, të mos bjerë në fatalitet. Parashuta e shpëtimit nga trysnia e izolimit, nga vakumi, për Sislej Xhafën është kreativiteti, që ai nuk e sheh të shkëputur nga esenca e ekzistencës, marrëdhëniet njerëzore dhe dashuria. Rikthimi nga Nju Jorku në Kosovë, për artistin me famë ndërkombëtare, nuk do të ishte i plotë, pa ndalesën në Shqipëri.

“Kam ardhur nga Nju Jorku, prej dy javësh. Erdha në Kosovë, për shkak të prindërve. Ne gjithmonë kemi jetuar me maska. Por, tashmë maskat janë fakt. Pandemia, izolomi kanë krijuar një tragjedi globale, të pamohueshme, por kanë krijuar edhe një vlerë. Atë të vetmisë, të sensibilitetit, të solidaritetit edhe të përkujdesit ndaj të tjerëve. Shumë i rëndësishëm, se nuk është vetëm në sensin negativ? Se akti i lirisë, nuk është vetëm në sensin filozofik, por është edhe në aktin e praktikumit” – shprehet Sislej Xhafa.

Kold Dedja, e afron me publikun përmes një bisede në kuadër të Festivalit të Resë, ku Xhafa rrëfen këndvështrim e tij për “Artistin dhe boshin”.

E ndërsa, tregon veten në ditë pandemie, ai nuk qëndron indiferent, as ndaj situatave politike në Shqipëri e veçmas, në Kosovë. Artisti rrëfen nevojën për ndryshim, qasje dashamirëse ndaj të resë përballë një klase të sprovuar.

“Unë e besoj, se problemi në Shqipëri dhe në Kosovë, është një problemi posesiv patetik dhe gjerenacional. Ku frymës së re të individëve të rinj, nuk u ofrohet hapësirë. Nuk kanë një dritare, që të kenë ajër të freskët. Këta që kanë këtu e 20 vjet, e kanë dëshmuar për mendimin tim, ata duhet të dalin në pension”.

Ai është kritik edhe ndaj qëndrimit të ftohtë të Evropës, që lë në hije dhe të mbyllura, shtete në zhvillim si Shqipëria dhe Kosova, që në këtë situatë të jashtëzakonshme, kanë nevojë për solidaritetin e vendeve të Bashkimit Evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në ekspozitën e artistit në Prishtinë

Në dashuri me lopët e Xhafës


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit