MENU
klinika

Një rënie e ndjeshme

Sistemi bankar më i dobët se vitin e kaluar

13.07.2020 - 11:08

Sistemi bankar këtë vit po shënon fitime më të ulëta. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për pesë muajt e parë të vitit bankat tregtare raportuan një rezultat të përbashkët financiar në vlerën e rreth 5.1 miliardë lekëve, në rënie të ndjeshme nga vlera e gati 8 miliardë lekëve që u regjistrua për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këto të dhëna mbështeten në standardet e raportimit të aplikuara nga Banka e Shqipërisë për efekt të mbikëqyrjes bankare. Kthimi nga kapitali i sistemit bankar në fund të majit llogaritej në rreth 7.8%, nga 13% që kishte për pesëmujorin e vitit të kaluar.

Meqënëse Banka e Shqipërisë ka vendosur ngrirjen e riklasifikimit të kredive deri në fund të muajit gusht, treguesi i kredive me probleme nuk është rritur, madje ka pësuar një rënie të lehtë. Por, pavarësisht, nga kjo, fitimi i sistemit bankar paraqitet në rënie qysh në gjysmën e parë të vitit. Më tej, kriza e rëndë e Covid-19 do të ndikojë ndjeshëm aftësinë paguesve të huamarrësve dhe pritet të sjellë një rritje të raportit të kredive me probleme gjatë muajve të ardhshëm.

Kjo do të përkeqësojë edhe rezultatet financiare të bankave. Megjithatë, sistemi duket solid dhe i shëndetshëm. Përpjekjet e vitetve të fundit e kanë ulur raportin e kredive të këqija në nivelin më të ulët të 11 viteve të fundit.

Kapitalizimi i sistemit bankar gjithë ashtu është rritur, duke shfrytëzuar fitimet e akumuluara vitet e fundit, por edhe për shkak të kërkesave të reja rregullatore. Aktualisht, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit është 19.1%, niveli më i lartë historik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Civici: Si po përballohet kjo situatë emergjence?

ANALIZA/ “Filozofia’ e masave ekonomike ‘antikoronavirus”