MENU
klinika

Klubi korçar i dënuar me 10 vjet

Skënderbeu reagon për vendimin e Gjykatës Federale

22.07.2020 - 11:21

Ditët e fundit është aluduar se ka dalë një vendim në lidhje me apelimin që ka bërë klubi i Skënderbeut për dënimin 10-vjeçar nga tre shkallë gjyqësori. Por klubi korçar ka sqaruar situatën:

DEKLARATA E SKËNDERBEUT

“Duke marrë parasysh aludimet e vazhdueshme në mediat vizive, online dhe në shtypin e shkruar, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se nuk ka ende një vendim përfundimtar nga gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi.

Vendimi i cili pritej në fund të muajit qershor është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19 dhe nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar. Klubi i Futbollit “Skënderbeu” mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi por edhe nga Gjykata Federale.

Ju bëjmë thirrje medieve të mos aludojnë me lajme krejtësisht të pavërteta duke pasur parasysh dhe ndjeshmërinë që ka çështja në fjalë për klubin dhe tifozët e Skënderbeut. Me respekt, KF Skënderbeu!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'do ndodhë me Skënderbeun?

Takaj: Fajin e ka Dervishi, na bëri kurban!