Sportistët elitarë nuk janë të shkëlqyer vetëm në punën e tyre! Ata tërheqin vëmendjen e miliona fansave në të gjithë globin, duke u shndërruar në një idhull të tyre.
Suksesi i tyre rritet në probabilitet të drejtë me ato të ndjekësve të tyre në rrjetet sociale dhe ky është një moment mjaft i mirë për kompanitë e reklamave. Na ndodh që të mërzitemi dhe t’i bëjmë “unfollow” pasi shfaqen reklama, por këtë gjë nuk mund ta bëjë kurrsesi Cristiano Ronaldo.
Ai është ylli i mediave sociale, ku numëron miliona ndjekës. Kjo e ka shndërruar në atletin që përfiton më shumë nga rrjetet sociale, me një postim të tij në Instagram që kushton plot 889 mijë dollarë. Askush në botën e sportit nuk është më i mirë se ai.
Në vendin e dytë të listës është Neymar. Lojtari brazilian ka 139 milionë ndjekës në Instagram dhe mbledh më shumë se 700 mijë dollarë për një postim në mediat e tij sociale.Vetëm vendi i tretë për Lionel Messin. Ylli argjentinas ka më shumë ndjekës se ish shoku i skuadrës Neymar dhe merr 5 mijë dollarë më pak për një postim në “Instagram”.
Për të gjetur një sportist jo-futbollist duhet të zbresim në vendin e 5-të aty ku gjendet ikona e basketbollit botëror, LeBron James me 307 mijë dollarë për postim. Lojtari i kriketit, Virat Kohli, mund të cilësohet si befasia më e madhe e këtij klasifikimi.
Indiani gjendet në vendin e 6-të, pasi një reklamë në rrjetin e tij social kushton jo më pak se 296 mijë dollarë, Pas tij vijnë emra të rëndësishëm si Ronaldinho, Ibrahimovic, Salah, Suarez, Conor MCGregor dhe Floyd Mayweather, teksa “TOP 20” mbyllet nga sërfisti Kelly Slater, me 12.500 dollarë për postim.