MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Tani të gjithë e dimë se Kina nuk do të ndryshojë!

08.07.2020 - 11:09

Disa nga politikat e fundit të qeverisë kineze duket se kanë pak kuptim praktik, me vendimin e saj për të imponuar një ligj të sigurisë kombëtare për Hong Kongun si një shembull kryesor.

Miratimi i këtij ligji nga Kongresi Kombëtar i Popullit përfundon në mënyrë efektive modelin “një vend, dy sisteme” që ka mbizotëruar që nga viti 1997, dhe tensionet midis Kinës dhe Perëndimit janë rritur ndjeshëm.

E ardhmja e Hong-Kongut si një qendër ndërkombëtare financiare tani është në rrezik, ndërsa rezistenca nga banorët e vendosur për të mbrojtur lirinë e tyre do ta bëjë qytetin edhe më pak të qëndrueshëm.

Për më tepër, masa e fundit e Kinës do të ndihmojë Shtetet e Bashkuara të bindin aleatët evropianë për t’u bashkuar me koalicionin e tij të ri anti-Kinë.

Pasojat afatgjata për Kinën prandaj mund të jenë të rënda.

Partia Komuniste e Kinës (CPC) e sheh botën si, para së gjithash,  si një xhungël. Partia është e bindur plotësisht se bota është një vend ku duhet dinakëri dhe kujdes për të mbijetuar.

Kina u zotua në Deklaratën e Përbashkët të vitit 1984 me Mbretërinë e Bashkuar që të ruante autonominë e Hong Kongut për 50 vjet pas dorëzimit të 199. Ekuilibri i pushtetit ka ndryshuar në favor të saj, Kina vazhdimisht ka qenë e gatshme të heqë dorë nga angazhimet e saj të mëparshme kur kjo gjë i shërben interesave të saj.

Përveç Hong Kongut, për shembull, Kina po ndërton ishuj artificialë të militarizuar në Detin e Kinës së Jugut.

Edhe para se Kina të bëhej ekonomia e dytë më e madhe në botë, partia ishte e bindur që qeveritë perëndimore ishin thjesht të meta të interesave kapitaliste. Megjithëse këto vende mund të pranojnë tradhëti ndaj të drejtave të njeriut dhe demokracisë, CPC besonte se ata nuk mund të lejonin të humbnin qasjen në tregun kinez.

Një cinizëm i tillë tani përshkon strategjinë e Kinës për të siguruar kontroll të plotë mbi Hong Kongun.

Udhëheqësit kinezë presin që zemërimi i Perëndimit për veprimet e tyre të zbehet shpejt,.

Qeveritë perëndimore kishin pritur që kërcënimet e besueshme të sanksioneve kundër Kinës do të ishin një pengesë e fuqishme për agresionin e CPC ndaj qytetit. Por, padyshim që nuk ka qenë kështu

Këto kërcënime perëndimore nuk kanë mungesë të besueshmërisë ose substancës: sanksione gjithëpërfshirëse për udhëtimin, tregtinë, teknologjinë dhe transaksionet financiare mund të dëmtojnë mirëqenien ekonomike të Hong Kongut dhe prestigjin kinez.

Por sanksionet e vendosura mbi një diktaturë zakonisht dëmtojnë viktimat e regjimit më shumë sesa drejtuesit e saj.

Para rritjes së Trumpizmit dhe zhvendosjes radikale pasuese të politikës amerikane drejt Kinës, udhëheqësit kineze nuk  kishin hasur praktikisht asnjë pengesë, pavarësisht se e tepronin vazhdimisht.

Por Trump dhe këshilltarët e tij të vjetër jo vetëm që besojnë në ligjin e xhunglës, por gjithashtu nuk kanë frikë të ushtrojnë forcë kundër armiqve të tyre.

Fatkeqësisht për CPC-në, prandaj, tani duhet të luftojë me një kundërshtar shumë më të vendosur.

Në veçanti, strategjia amerikane e “shkëputjes”, duke prishur rrjetën e dendur të lidhjeve ekonomike Sino-Amerikane, e ka kapur Kinën në befasi, sepse asnjë drejtues i CPC nuk e imagjinonte kurrë që qeveria amerikane do të ishte e gatshme të sulmonte tregun kinez në ndjekje të të objektivave më të gjera gjeopolitikë.

Për herë të parë që nga fundi i Revolucionit Kulturor, CPC përballet me një kërcënim të vërtetë ekzistencial, kryesisht për shkak se ka bërë disa gabime katastrofike strategjike.

Dhe ndërhyrja e saj e fundit në Hong Kong tregon se nuk ka ndërmend të ndryshojë drejtim.

Minxin Pei është Profesor i Qeverisë në Kolegjin Claremont McKenna dhe një anëtar në Fondin Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rruga e Mëndafshtë"

A e ka Kina në dorë Evropën?