MENU
klinika

Ja sa ishte magnituda

Tërmeti lëkund fshatin e pasanikëve në Durrës

19.07.2020 - 08:56

Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë i shkallës rihter ka lëkundur në orët e para të mëngjesit të sotëm Gjirin e Lalzit në Durrës, të njohur ndryshe edhe si fshati i pasanikëve, pasi shumë politikanë dhe biznesmenë kanë vilat e tyre në këtë zonë buzë detit.

Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik ka qenë me thellësi 23 km. Lëkundjet janë regjistruar sipas IGJEUM në orën 04:56 minuta, ndërsa dëme nuk ka pasur pasi magnituda ka qenë shumë e vogël.