Kur Mauro Icardi nisi të shoqërohej me Wanda Nara, gruan e shokut të tij të skuadrës, Maxi Lopez, rrjetet sociale nisen të shpërthenin në kritika ndaj ish sulmuesit të Interit. Por duket se kjo sëmundje ka simptoma të shpeshta në botën e futbollit, pasi ka trazuar atmosferën në dhomat e zhveshjes së PSG.
Gjithçka lidhet me yllin brazilian Neymar, i cili tashmë ka nisur driblimet në fushën e blertë kundrejt bukuroshes, Bruna Marquez. Sipas asaj që raporton revista “Chi”, Neymar ka nisur një marrëdhënie sekrete me modelen braziliane, Isabel Goulart. gjatë kohës që kjo e fundit jetonte në kryeqytetin francez.
Ajo që e bën më intriguese gjithë këtë histori, është fakti se Goulart ndodhej në atë kohë në Paris për të shoqëruar të fejuarin e saj, portierin gjerman Kevin Trapp, i cili ishte shok skuadre me Neymar.
Madje thuhet se Neymar tashmë është në lidhje me modelen braziliane, e cila para pak kohësh kishte planifikuar dasëm me portierin gjerman, por duket se tashmë marrëdhënia Goulart-Trapp ka marrë goditjen finale.