Shtetet e Bashkuara po hyjnë në territor të rrezikshëm dhe të pashkelur.
Me pak më shumë se 4 përqind të popullsisë në botë, vendi ynë ka rreth 25 përqind të rasteve të koronavirusit. Gjatë pesë muajve, më shumë amerikanë kanë humbur jetën e tyre nga kjo sëmundje (127,000 dhe duke numëruar) sesa vdiqën në Luftën e Parë Botërore (116.516).
Dhe ne kemi një president të cilit duket se nuk i intereson.
Si arritëm këtu? Historia është relativisht e thjeshtë. Përmes mbylljeve dhe distancës sociale, Amerikanët rrafshuan kurbën e infeksioneve të reja. Por në maj kishte afërsisht 20,000 raste në ditë.
Më 25 maj, pati afro 18,000 infeksione të reja. Më 25 qershor, shifra ishte 40,000. Gjashtë ditë pas kësaj, 53,000. Dhe disa javë më vonë, do të shihen pasojat e budallallëkut të katër korrikut.
Sëmundja ka ndryshuar. Për shkak se shtëpitë e pleqve janë më të mbrojtura, mosha mesatare e të infektuarve nga sëmundja ka rënë afërsisht me dy dekada. Shkalla e vdekshmërisë është më e ulët. Amerika po bën një punë më të mirë duke mbrojtur më të prekurit.
Por ka dy probleme.
Së pari, pas infektimit me Covid-19 në trup, një numër i konsiderueshëm i të rinjve përfundojnë me komplikime shëndetësore afatgjata. Studiuesit paralajmërojnë dëmtimin e trurit. Pretendimi i Presidentit Trump se 99 përqind e rasteve të covid-19 janë “plotësisht të padëmshme” është një gënjeshtër mizore.
Së dyti, lejimi i përhapjes eksponenciale të sëmundjes përfundimisht do ta bëjë mbrojtjen e të prekurve një detyrë të pamundur.
Shumë amerikanë thjesht nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë rritje eksponenciale. Tre milion infeksione mund të shkojnë shpejt në 10 milion infeksione, dhe më shumë. Edhe me një shkallë relativisht të ulët fataliteti, kjo lehtë mund të linte më shumë se gjysmë milione amerikanë të vdekur.
Kush është përgjegjës për këtë katastrofë kombëtare të shpalosur? Fillon me Trump.
Në mes të prillit, presidenti miratoi njëkohësisht një strategji për rihapjen graduale, të kujdesshme të ekonomisë dhe filloi të merrej me rihapjen e menjëhershme. Ishte e qartë për të gjithë, ku gjenden vërtet simpatitë e tij.
Kontrolli i suksesshëm i sëmundjes infective, përdorimi i ilaçeve kundër malarjes, respektimi i ilaçeve të AIDS-it, distancimi shoqëror për të penguar përhapjen e koronavirusit, është përfundimisht një çështje e sjelljes individuale.
Pozicioni i paracaktuar për shumë amerikanë është një individualizëm i fortë që çon në dyshimin e mandateve qeveritare.
Në krizën e koronavirusit, profesioni mjekësor ka bërë punën e tij duke siguruar faktet. Por qeveria (Trump), kisha dhe mediat (Fox News dhe radio) kanë nxitur skepticizëm në lidhje me masat shëndetësore.
Këtu ekzistojnë dy mundësi. Ose Amerikanët do të bëhen shkak i mbushjes së shpejtë të varreve, ose çlirimin nga sëmundja dhe vdekja do të shndërrohet në një kauzë kombëtare unifikuese.
Presidenti e ka lënë postin e tij vakant. Duhet mbushur.
Michael Gerson është columnist i The Washington Post
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al