MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

Trump nuk e fsheh aspak “urrejtjen” për Merkelin!

31.07.2020 - 07:30

Në tërheqjen e 12,000 trupave amerikane nga Gjermania, Presidenti Donald Trump po tregon edhe më qartë atë që ka qenë e qartë, nuk ka asnjë dashuri mes tij dhe kancelarit Angela Merkel.

Trump është përplasur me shumë aleatë të SHBA-së, por ai është dukur se ka një armiqësi të veçantë me Merkel.

tha se ai po vepronte sepse Gjermania kishte dështuar në përmbushjen e qëllimit të NATO-s për të shpenzuar dy përqind të PBB-së për mbrojtjen, megjithëse Italia dhe Belgjika, të cilat do të marrin disa nga trupat amerikane, shpenzojnë edhe më pak.

“Shtetet e Bashkuara kanë përfituar nga tregtia, ushtria dhe gjithçka tjetër për shumë vite”, tha Trump.

Trump, ka akuzuar për një kohë të gjatë ekonominë e dytë më të madhe të NATO-s se po shijonte padrejtësisht mbrojtjen e SHBA ndërsa promovonte makina dhe eksporte të tjera.

Trump foli së pari për largimin e trupave në qershor pasi Merkel, refuzoi planin e Trump për të mbledhur Grupin e Shtatë liderëve në Uashington.

Trump kishte shpresuar një rikthim në jetën normale përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, në të cilin ai përballet me një sfidë të ashpër nga demokrati Joe Biden.

Por administrata Trump ka synuar gjithashtu Gjermaninë mbi marrëdhëniet e saj me Rusinë, në fillim të këtij muaji duke hapur rrugën e sanksioneve mbi projektin e tyre të gazit Nord Stream 2.

Zgjedhjet e Trumpit 2016 tronditën aleatët e SHBA por shumica u përpoqën të merreshin me të.

Merkel që në fillim nuk e fshehu përbuzjen e saj për Trump.

Disa muaj pasi Trump mori detyrën, Merkel i tronditi të gjithë kur ajo tha se Shtetet e Bashkuara nën Trump së bashku me Britaninë, e cila votoi të largohej nga BE, nuk ishin më partnerë të besueshëm dhe se Evropa duhet “të marrë fatin e saj në duart e veta”.

Trump, në vitin 2018, ai shkroi në Twitter se gjermanët po “ktheheshin kundër udhëheqjes së tyre” për “gabimin e madh” për të mirëpritur miliona migrantë.

Trump është përplasur shpesh me gra të fuqishme përfshirë Hillary Clinton dhe Nancy Pelosi.

Për Obamën, “Gjermania u pa si partner i domosdoshëm, veçanërisht në dritën e Brexit,” tha David-Wilp.

Dhe në personalitet, “Presidenti Trump dhe Kancelari Merkel janë diametralisht të kundërt,” tha ai.

Por Obama, kishte gjithashtu mosmarrëveshje me Gjermaninë, të cilës ai i kishte bërë presion për të treguar më shumë madhështi ndaj pjesës tjetër të Evropës përfshirë Greqinë e shkatërruar nga borxhet.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tërheqja e trupave nga Gjermania

A mund t’i besojë më Merkel, Trump-it?