MENU
klinika

Zbulojeni për çfarë bëhet fjalë

Vajza problematike që ilaçi i saktë i mjekut e bëri të famshme në mbarë botën…

22.07.2020 - 06:32

“Gillian ishte vetëm tëtë vjeçe, por që atëherë e ardhmja e saj ishte në rrezik. Detyrat e shkollës i kishte si mos më keq, së paku ato për të cilat mësuesit e saj interesoheshin.

Ajo i dorëzonte projektet me vonesë, shkrimin e kishte shumë të keq dhe dilte keq në provime. Dhe jo vetëm kjo, ajo ishte një shqetësim për të gjithë klasën, një herë nuk e zinte vendi, herën tjetër vështronte nga dritarja duke detyruar mësuesin të ndalojë mësimin t’i tërhequr vëmendjen Gillian, dhe herën tjetër ajo vazhdonte duke shqetësuar ato që kishte përreth.

Gillianit nuk i interesonin asnjë nga këto- ajo ishte mësuar t’i tërhiqej vëmendja nga figura autoritare dhe me të vërtetë që nuk e shikonte veten si një fëmijë të vështirë- por shkolla ishte shumë e shqetësuar.

Kjo u bë serioze kur shkolla i shkruajti prindërve të saj. Ato mendonin se Gillian kishte ndonjë çrregullim në të mësuar dhe do të ishte më e udhës nëse ajo do të dërgohej në një shkollë për fëmijë me nevoja të veçanta.

E gjithë kjo ndodhi ne vitet 1930.  Mendoj se sot do të thonin që kishte Attention Deficit Hyperactivity Disorder (ADHD), dhe do ta dërgonin në Ritalin apo diçka të ngjashme. Por epidemia ADHD nuk ishte e njohur ato kohë. Nuk ishte një gjendje e njohur.

Njerëzit nuk e dinin që mund ta kishin dhe duhej të vazhdonin pa të. Prindërit e Gillian u shqetësuan për letrën e ardhur nga shkolla dhe u vunë në veprim.

Mamaja e saj i veshi fustanin dhe këpucët më të bukura, ia lidhi flokët bisht dhe e dërgoi në një takim me psikologun pasi i frikësohej më së keqes.”

“Gillian tha se mbante mend që e futën në një dhomë të madhe të punuar me dru lisi dhe me libra me mbështjellje lëkure në rafte. Në dhomë, pranë një tryeze të madhe ishte një njeri madhështor me xhaketë. Ai e mori Giilianin në fund të dhomës dhe e uli në një kolltuk të madh lëkure. Këmbët e saj nuk e arrinin dot tokën dhe ai qëndrim e bëri Gillianin dyshuese. Duke qënë nervoze për përshtypjet që mund të linte, ajo u ul mbi duart e saj që të zinte vend.”

Psikologu u kthye tek tryeza e tij, dhe për njëzëtë minutat e ardhshme ai pyeti mamanë e Gillian mbi vështirësitë që kishte në shkollë dhe problemet që shkolla thoshte se po shkaktonte.

Ndërkohë që nuk i drejtonte ndonjë pyetje direkte Gillian ai e vëzhgonte gjatë gjithë kohës. Kjo ia bëri shumë të vështirë dhe e bëri konfuze. Edhe në këtë moshë të vogël, ajo e dinte që ai njeri do të kishte një rol domethënës për jetën e saj. Ajo e dinte së çfarë do të thoshte të ndjekësh një “shkollë të veçantë” dhe ajo nuk donte të kishte të bënte me të. Me të vërtetë ajo nuk kishte ndonjë problem,” por gjithë të tjerët mendonin që kishte. Duke parë mënyrën si u përgjigjej e ëma pyetjeve, ishte e mundur që edhe ajo vetë ta besonte. Mbase, mendonte Gillian, kanë të drejtë.

Më pas mamaja e saj dhe psikologu ndaluan së foluri. Burri u ngrit nga tryeza, shkoi tek kolltuku dhe u ul pranë vajzës. “Gillian ti je treguar shumë e duruar dhe të falenderoj për këtë,” tha ai.

Por kam frikë se do të duhet të durosh edhe pak më gjatë. Me duhet të flas në privatësi me mamanë tënde. Do të dalim nga dhoma për disa minuta. Mos u shqetëso; nuk do të vonohemi.” Gillian pohoi me lëvizjen koke dhe dy të rriturit u larguan duke e lënë atë të ulur. Por ndërsa po dilte nga dhoma, psikologu kaloi pranë tryezes së tij dhe ndezi radion. Sapo dolën në korridorin jashtë dhomës, psikologu i tha mamasë së Gillian: “Qëndro këtu për një moment dhe shiko se çfarë bën ajo.” në dhomë kishte një dritare, dhe qëndruan nga anash saj, ku Gillian nuk i shikonte.

Pothuajse menjëherë, Gillian u ngrit në këmbë duke lëvizur në dhomë sipas muzikës.

Dy të rriturit po e shikonin me qetësi për disa minuta të mpirë nga hijeshia e vajzës. Çdokush do të vinte re diçka të natyrshme- madje primare- tek lëvizjet e Gillian. Me siguri do të vinin re rrezatimin e kënaqësisë në fytyrën e saj.”

“Në fund psikologu u drejtua nga mamaja e Gillian dhe i tha, “e dini…, zonja Lynne, Gillian nuk është e sëmure. Ajo është një kërcimtare. Dërgojeni vogëlushen në shkollën e kërcimit.” E pyeta Gillian se çfarë ndodhi pastaj. Ajo dhe mamaja e saj bënë pikërisht atë që i tha psikologu. “Nuk mund të shpjegoj se sa e mrekullueshme ishte,- më tha. “Hyra në një dhomë, ishte plot me njerëz si unë. Njerëz që nuk mund të rrinin në një vend. Njerëz që duhet të lëviznin për të menduar.”

“Ajo filloi të shkonte në shkollën e kërcimit çdo javë, dhe praktikohej në shtëpi çdo ditë. Më pas ajo bëri audicione në shkollën “Royal Ballet” në Londer dhe ata e pranuan.

Ajo iu bashkua vetë kompanisë së “Royal Ballet”, duke u bërë soliste dhe duke përformuar në të gjithë botën. Kur ajo pjesë e karrierës së saj përfundoi ajo krijoi kompaninë e saj muzikale teatrore dhe krijoi një numër shfaqjesh tejet të suksesshme në Londer dhe New York.

Më pas ajo takoi Andrew Llayd webber dhe krijoi me të disa nga produktet muzikore teatrale më të suksesshme në histori ku përfshihen Macet dhe Vegimi i Operas.”

“E vogla Gillian, vajzën me të ardhmen në rrezik, bota e njohu me emrin Gillian Lynne, një nga koreografet më të kompletuara të kohës sonë, njeriu që u dhuroi kënaqësi milionave dhe fitoi miliona dollar. Kjo ndodhi sepse dikush vështroi thellë në sytë e saj- dikush që kishte parë fëmijë si ajo më përpara dhe dinte t’i lexonte shenjat. Dikush tjetër mund t’i kishte dhënë qetësues, dhe t’i thoshte qetësohu. Por Gillian nuk ishte një fëmijë problematik. Ajo nuk kishte nevojë të shkonte në një shkollë të veçantë. Ajo thjeshtë donte të ishte ajo që ishte në të vërtetë.”