MENU
klinika

Shpërthen në lot nëna e 16-vjeçares shqiptare

“Vajzën time e kanë vrarë! Telefonata e fundit…”

18.07.2020 - 07:44

Ka shumë pikëpyetje në lidhje me çështjen triller të vdekjes së 16 vjeçares shqiptare Maria në Trikala të Greqisë.

Në kohën kur policia është në kërkim të përgjigjeve për telefonatën e fundit që ajo ka pasur dhe raporti mjekoligjor flet për “lëndime të rënda të kafkës dhe kraharorit të pajtueshme me rënien nga një lartësi”, prindërit e vajzës shpërthejnë duke insistuar në pretendimin e tyre fillestar se vajza e tyre është vrarë dhe nuk ka bërë vetëvrasje.

“Ata vranë vajzën tonë, ” i tha nëna një gazetari.

“Po prisnim të vinte Maria, papritmas dëgjova zëra” , tha nëna, duke shtuar se ajo la shtëpinë duke uluritur” Maria-Maria “.

Policia e pyeti nënën pse ajo po bërtiste dhe ajo u përgjigj se kishte dëgjuar zëra nga një vajzë e vogël që dukej se ishte vajza e saj. Ekzaminimi mjeko -ligjor nuk mund të përcaktojë rrethanat e rënies, megjithatë skenari vetëvrasës është i përforcuar. Sidoqoftë, hetimi vazhdon, pasi pritet të zbardhen tabulatet telefonike për të zbuluar se me kë foli Maria, menjëherë pasi doli nga makina e policisë pranë shtëpisë së saj, disa orë para vdekjes.

Në të njëjtën kohë, po hetohen bisedat e saj në media sociale , për të zbardhur plotësisht enigmën dhe dhënien e përgjigjes për vdekjen e saj.

Sipas informacioneve nga protothema.gr , 16-vjeçarja Maria ishte shumë e dashuruar me oficerin e policisë 27- vjeçar dhe se e takoi një natë para vdekjes. Vajza 16-vjeçare kishte një takim me oficerin e policisë dhe sipas dëshmitarëve, atmosfera mes tyre ishte shumë e qetë dhe ato dukeshin të lumtur. Në fakt, takimi i tyre zgjati disa minuta dhe Maria, e shoqëruar nga oficeri i policisë, u kthye në shtëpinë e saj: por ata u ndanë, pak para se ajo të mbërrinte në shtëpi. Sipas informacioneve nga Trikala Security, burri 27 – vjeçar ka një alibi të palëkundshme pasi që është e qartë nga një aparat fotografik i fiksuar në lagjen e Marias 16-vjeçare që në 3:15 të mëngjesit e lë në shtëpinë e saj dhe largohet.

Por kamera zbulon një fakt tjetër serioz.

Me sa duket, kur polici u largua, telefoni celular i 16-vjeçares filloi të tingëllonte, ajo iu përgjigj thirrjes hyrëse dhe në vend që të hynte në shtëpinë e saj, ajo u largua. Pyetja është se kush e ka thirrur në telefon dhe pse vajza nuk ka hyrë në shtëpi pas kësaj bisede?