MENU
klinika

Merr flakë makina me të cilën udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula dhe...

VIDEO/ “Zoti donte që ne të shpëtonim”

31.07.2020 - 09:51

Makina me të cilën udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula, Mirela Sula dhe disa personazhe të tjerë të njohur ka marrë flakë në afërsi të Tropojës makina. Lajmin e ka bërë vetë publike në rrjetet sociale Mirela Sula.

Sula tregon me video sesi furgoni me të cilin ata po udhëtonin ka marrë flakë në mes të rrugës. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi të gjithë mundën të dilin në kohë nga mjeti.

“Kjo është makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në te shpëtonim, të jemi gjallë. Ermal falë teje jemi gjallë.

Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma.

Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë. Ua iku furgoni, u zhduk fare.

Inva na shpëtoi jetën sot. Ajo na tha të dilnim nga furgoni. Falë teje jemi gjallë. Duhet të ndalojmë zjarrin, se mund të shpërndahet zjarri.”, shprehet ajo.